Calvino: Besoni vërtet se një histori duhet të ketë një fillim dhe një fund?

Foto ilustrim

Në vazhdim ua sjellim disa thënie të shkrimtarit të njohur, Italo Calvino:

“Një qenie njerëzore bëhet njeri jo nëpërmjet bashkëveprimit të disa rrethanave biologjike, por përmes vullnetit dhe dashurisë për njerëzit e tjerë”.

“Një libër klasik është një libër që nuk e ka përfunduar asnjëherë së thëni atë që ka për të thënë”.

“Më duket se gjuha përdoret gjithmonë në mënyrë të përafërt, të rastësishme, të shkujdesur dhe për këtë arsye ndiej një bezdi të padurueshme. Mos kujtoni se ky reagim imi i përgjigjet një mostolerance ndaj tjetrit; shqetësimin më të madh e ndiej kur dëgjoj veten time të flas. Prandaj përpiqem të flas sa më pak dhe preferoj të shkruaj, sepse duke shkruar mund të korrigjoj çdo fjali sa herë që të jetë e nevojshme, për arritur, jo të jem i kënaqur me fjalët e mia, por të paktën të eliminoj arsyet e pakënaqësive që mund të më lindin”.

“Rinia është mosha kur ndjenjat janë akoma rrëmujë, kur e keqja dhe e mira janë të pandara. Është mosha kur çdo përvojë e re shkakton drithërima dhe zjarr dashurie për jetën”.

“Besoni vërtet se një histori duhet të ketë një fillim dhe një fund? Në kohët antike, një histori mund të përfundonte vetëm në dy mënyra: ose heroi dhe heroina do të martoheshin, ose do të vdisnin. Përfundimi, të cilit i referohet çdo histori, ka vetëm dy anë: vazhdimësinë e jetës dhe pashmangshmërinë e vdekjes”.

“Qytetet, si ëndrrat, janë të përbëra nga dëshirat dhe frikërat”.

“Shpresa dhe imagjinata janë ngushëlluesi i vetëm ndaj zhgënjimeve dhe përvojave të dhimbshme”.

“Njeriu arrin deri atje ku arrin dashuria: nuk ka kufij, përveç kufijve që vendosim vetë”.

“Njohja e të tjerëve ka këtë të veçantë: kalon medoemos përmes njohjes së vetes”.

“Kush di të shohë, e gjen atë që kërkon edhe me sy mbyllur”./bota.al

Italo Calvino

Lexo edhe:

NË FUND TË FUNDIT, FYERJET LËNDOJNË VETËM KUR VIJNË NGA DIKUSH QË E RESPEKTON

ObserverKult