Anxhela Peristeri & Cani: Mos më harro (teksti dhe kënga)

Në mes nesh
asgjë nuk është si më parë,
s’ka më lot,
as s’ka më puthje plot zjarr.
Kush do më dojë mua më shumë se ti,
kush do më thotë të dua me lotët në sy.
Kur s’të shoh zemra rënkon si e vrarë,
s’di ç’ të bëjë,
që ty të kem sërish pranë,
zëri yt lart më thërret me shumë fuqi,
e më thotë të jemi bashkë në përjetësi.

Mos më harro, mos u largo,
se ti je ajo që më mungon,
mos më harro, mos u largo,
eja ti tek unë përgjithmonë.

Vetëm ti…
vetëm ti jeton në sytë e mi,
dhe kërkon të jemi bashkë në përjetësi,
do të vi
se sot për ty unë kam shumë mallë,
dhe më prit se veç me ty ndihem e gjallë.

Mos më harro, mos u largo,
se ti je ajo që më mungon,
mos më harro, mos u largo,
eja ti tek unë përgjithmonë.

Kush do më dojë,
mua më shumë se ti,
kush do më thotë të dua
me lotë në sy.
Mos më harro, mos u largo,
se ti je ajo që më mungon,
mos më harro, mos u largo,
eja ti tek unë përgjithmonë.