
Nga Çapajev Gjokutaj
“Edukoni djalin që të mos na përdhunojë vajzën”, kjo thënie që e kemi parë të përdoret herë pas here si sllogan në protesta kundër dhunës gjinore, mbajtur nga ojq grash, m’u kujtua këto ditë, ndërsa po lexoja një shkrim botuar në Financial Times me titull: Djemtë dhe adoleshentët përjetojnë krizë, por janë të rriturit ata që duhen edukuar.
Shpesh thoshte shkrimi janë djemtë ata që kanë më shumë nevojë për ndihmë sesa vajzat. Dhe në mbështetje të kësaj, autorja sillte një varg argumentash:
Duhet të kujtojmë se jo rrallë edhe djemtë janë viktima. Burrat kanë shumë më shumë gjasa se gratë të vrasin veten, të mbeten të pastrehë, të braktisin universitetin. Akademikisht, djemtë mbeten prapa vajzave që nga mosha pesëvjeçare. Që nga pandemia, numri i meshkujve 16 deri në 24 vjeç që nuk janë në arsim, punësim apo trajnim në Mbretërinë e Bashkuar është rritur me 40 për qind, kur për vajzat dhe gratë është rritur vetëm 7 për qind.
Kjo është një krizë, shkruante autorja, Camilla Cavendish dhe vazhdonte: Çfarë të bëjmë për këtë? Kemi shpenzuar vite duke i inkurajuar vajzat të përmbushin potencialin e tyre. Tani, mund të na duhet të shikojmë në drejtimin tjetër, të shohim ç’duhet të bëjmë edhe për djemtë.
Duke lexuar këto më lindi pyetja: po të rinjtë dhe burrat shqiptarë a i përjetojnë këto kriza dhe a kanë nevojë për ndihmë? Apo kanë qenë, janë e do të jenë ashtu siç i paraqesin stereotipet patriarkale: të fortë e agresivë kudo, por sidomos në raport me vajzat dhe gratë. E meqë ra fjala, ku t’i ketë rrënjët agresiviteti mashkullor (pothuajse endemik në mjediset tona)? T’i ketë tek forca dhe vendosmëria apo tek pasiguri, dobësi e frikëra të fshehura?
ObserverKult
Lexo edhe:
ÇAPAJEV GJOKUTAJ: RESPEKTO TJETRIN, KUSHDO QOFTË AI, LËRI MUNDËSI TË FLASË, TË DISKUTOJË…