Dashuria nuk mund të shpjegohet, thoshte aventurieri i zjarrtë, Casanova

casanova

“Dashuria është një ndjenjë që nuk mund të shpjegohet!
Është Zoti i të gjithë natyrës!
Është një ndjenjë e hidhur dhe e ëmbël njëkohësisht! Dashuria!
Një përbindësh i bukur që është e pamundur ta kuptojmë!
Zot, që në mes të gjithë gjembave që na shpojnë e na shkaktojnë dhembje, ti shtron kaq shumë trëndafila në rrugën ku ecim, dhe pa të cilën ekzistenca dhe vdekja nuk do të kishin më dallime e do të ishin një!”, thoshte Casanova.

Kazanova ka thënë edhe se:

Martesa është varri i dashurisë!
Unë nuk pushtoj; unë nënshtrohem!
Kur je i dashuruar mjafton një asgjë për të të rrënuar ose për të të bërë që të prekësh qiellin me një gisht!
Gratë janë si qershitë: njëra tërheq tjetrën!
Dashuria është tri të katërtat kureshtje!
Dashuria reale është ajo që nganjëherë vjen pas kënaqësive ndjesore: kur është e tillë, është e pavdekshme; forma tjetër pashmangshmërisht dështon, sepse ajo mbështetet kryesisht në fantazi!

  • Casanova ishte shkrimtar e diplomat italian, por bota e njeh si dashnor të zjarrtë . Pamja, sharmi e intelgjenca e tij, theu shumë zemra, prishi martesa e plasi afera…Njihet si simbol i aventurave dhe dashuriçkave, por ai ishte udhëtar, okultist, alkimist, numerolog, kimist, mjek, ushtarak, prift, spiun, shpikës i lojrave të fatit, bixhozgji, etj.

ObserverKult

Kliko edhe:

KUSH NUK KA VUAJTUR KURRË, NUK DI AS TË NGUSHËLLOJË…

Kliko edhe:

CIKËL POETIK NGA DONIKA DABISHEVCI: IK DIELL, SHKO!

Ik diell I

Fole nji fjalë burrë
pashë ata sy tu,
shkrepe t’shkretën,
t’fundmen fjalë me mu
e ik i qeshun – kënaqu!

Monstër!
Digjmë…!

Le t’më diftohet e sotmja,
ti dritë tuj ba
e unë tuj tu gjunjëzu,
veç për nji fjalë burri
për nji fjalë me mu.

Shkrepe t’shkretën
gjuhëvrazhdë,
shkrumom e ik!

E more lirinë?
Fllad mali t’duhej?

Ciklin e plotë e gjeni duke klikuar KETU

ObserverKult