J.K.Rowling: Nëse strukesh në ëndrra-harron të jetosh!

ObserverKult ua sjell disa thënie të J.K.Rowling:

Nëse do të dish për ndonjërin se ç’njeri është, vëzhgo mënyrën se si trajton më të dobëtit, jo të barabartët.

Zgjedhjet tona, më shumë se aftësitë tona, tregojnë kush jemi vërtetë.

Për t’u përballur me armiqtë lypset shumë guxim, po aq lypset edhe për miqtë.

Nuk shërben për asgjë të strukesh në ëndrra dhe të harrosh të jetosh.

Edhe vdekja, për një mendje të mirë-organizuar, s’është gjë tjetër veçse një aventurë e re.

Armiku i fundit që do të mposhtim do të jetë vdekja.

Disiplina e përfshirë në përfundimin e një pune kreative është diçka me të cilën mund të krenoheni me të vërtetë.

ObserverKult

LEXO EDHE: Gjëja më e mirë që mund të bëjë një burrë për fëmijët e tij është të dojë nënën e tyre