Cate Blanchett: E tmerrshme, pothuajse secili mundohet ta turpërojë tjetrin..

Aktorja e njohur australiane, Cate Blanchett, ka folur së fundmi për një “mungesë të theksuar turpi” në shoqërinë moderne, gjatë një diskutimi për serialin e saj të ri në rrjetin Apple TV, në festivalin e filmit në Venecia.

E pyetur, sesi ka ndryshuar vitet e fundit mënyra sesi shoqëria i sheh gratë dhe sesi iu qas ajo rolit të saj, aktorja e producentja tha: “Unë të gjitha roleve i qasem si një grua, sepse e tillë jam, nuk mendoj shumë për këtë”.

“Por ka një mungesë të theksuar turpi në shoqërinë tonë aktualisht, dhe ‘turpi’ është ndryshe nga ndjenja e fajit. Faji është një emocion i kotë, njeriu nuk di ç’të bëjë me të. Por turpi e pendesa, ose mësimet që marrin prej tyre, ato janë shumë të fuqishme”.

Cate Blanchett shtonte se gjithsesi ka një nxitje të madhe te çuditshme për “turpërim” të tjetrit në shoqërinë ku jetojmë.

“Mund të shikoni mënyrën sesi tentojmë të rrisim fëmijët tanë. Nëse i turpërojmë publikisht kjo sjell tërbim. Bisedat private janë shumë të fuqishme sesa ato publike. Nuk po them se bisedat publike nuk janë të rëndësishme, por përballja kokë më kokë, fytyrë më fytyrë është shumë më e fuqishme sesa turpërimi publik”, tha aktorja Cate Blanchett.

Filmi i saj ‘triller’ që u dha premierë në festival, është një debutim i regjisorit fitues, Oscari,  Alfonso Cuarón, në serialet me buxhet të madh.

Ai bazohet në romanin e Renée Knight, mbi një gazetare të njohur që zbulon se është protagoniste në një roman, që kërcënon të zbulojë sekretet e saj më të errëta.

Por teksa personazhi saj Katerinë tenton të zbulojë identitetin e autorit anonim, ajo detyrohet të përballet me të shkuarën e saj, para se kjo të shkatërrojë jetën e saj me bashkëshortin (i luajtur nga Sacha Baron Cohen) dhe me të birin (luajtur nga Kodi Smit-McPhee). Në film luajnë gjithashtu aktorët Kevin Kline, Lesley Manville, dhe zëri i Indira Varma si narrator.

“Ne të gjithë kemi anët tona të errëta,” vijon më tej Blanchett. “Mendoj se kemi krijuar një sistem besimi se nëse njerëzit nuk të tregojnë gjithçka, atëherë ata kanë një anë të errët që e fshehin, kur në fakt kjo quhet ‘privatësia’ e gjithkujt”.

“Ne mendojmë se nëse njerëzit nuk tregohen të ndershëm, ata bëjnë gjëra të kobshme, kur ndoshta ata janë vetëm në procesin e zgjidhjes së tyre me veten. Unë luaj rolin e një gruaje që ka gjëra të varrosura, gjëra traumatike”.

Aktorja i referohej gjithashtu librit ‘The Body Keeps the Score’ (Trupi yt e di më mirë) nga Bessel van der Kolk, që flet për efektet e traumave psikologjike. “Mënyra sesi trauma e dikujt mund të mbetet në trupin e tij, në nivel qelizor, dhe ndikimi që kanë kujtimet e fshira nga vete personi. Mendoj se është e mahnitshme dhe e dhimbshme, por isha mirënjohëse që nuk isha në të njëjtën hapësirë”.

Ndërsa Cuarón, filma të mëparshëm të të cilit përfshijnë ‘Children of Men and Roma’ foli për debutimin e tij në serialet televizive: “Nuk di si të bëj regjinë në televizion, ndoshta në këtë pikë të jetës time është tepër vonë për të mësuar, ne këtë e punuam si një film”.

Ai pranonte se mund të kishte një ‘keqllogaritje’ nga ana e tij. “Të xhirosh një film duhet më shumë kohë, prandaj këto seri ishin sikur xhiroje shtatë filma, një proces i gjatë. Më vinte vërtet keq për aktorët,” tha ai për “The Guardian”./gazetatema

ObserverKult


Lexo edhe:

ABDYL FRASHËRI ISHTE DËNUAR DHE VUAJTI BURGUN NË KALANË E PRIZRENIT