Carnegie: Çdo ditë është jetë e re për një të mençur…

Dale Breckenridge Carnegie

Dale Breckenridge Carnegie ishte një shkrimtar dhe lektor amerikan, zhvilluesi i kurseve të famshme për vetë-përmirësimin, të folurit publik dhe aftësitë ndërpersonale.

ObserverKult ua sjell disa nga thëniet që ai i ka theksuar në librat dhe ligjëratat e tij:

– Suksesi është të arrish atë që dëshiron. Lumturia është të vlerësosh atë që arrin.

– Qëndroni të zënë. Ky është lloji më i lirë i ilaçeve që ekziston në tokë – dhe një nga më të mirët.

– Çdo ditë është jetë e re për një njeri të mençur.

– Mos u frikësoni nga armiqtë që ju sulmojnë. Frikësohuni nga miqtë që ju lavdërojnë.

– Shtiruni sikurse jeni të lumtur dhe kjo do t’ju bëjë të lumtur.

– Suksesi është të marrësh atë që do. Lumturia është të duash atë që merr.

– Foli dikujt për veten e tij dhe ai do të të dëgjojë për orë të tëra.

– Bëji punët e vështira në fillim. Punët e lehta bëhen vetë.

– Dëshira e fortë për të mësuar diçka është 50 për qind e suksesit.

– Kur ke të bësh me njerëz, mbaj mend që nuk ke të bësh me krijesa të logjikës, por me krijesa të emocioneve.

– Kam arritur në konkluzionin se ka vetëm një mënyrë për të marrë më të mirën nga një debat – dhe kjo është ta shmangësh. Shmange, ashtu si do të shmangie gjarpërinjtë dhe tërmetet.

ObserverKult

Lexo edhe:

BUKOWSKI: ATA QË MENDOJNË QË DINË GJITHÇKA, JANË PIKËRISHT ATA QË S’DINË GJË

I trembem njeriut që ka lexuar vetëm një libër./ Tomas Akuini

Jeta është një proces që kërkon dituri. Të jetosh do të thotë të mësosh./ Konrad Lorenz

Gjuha e gjatë dhe gjykimi i matur rrallëherë rrinë në të njëjtin vend./ Roger L’Estrange

Një pikë mirësie vlen më shumë se një fuqi diturie./ Friedrich Georg Jünger

Popujt, ashtu si individët, munden aq sa dinë./ Aristide Gabelli

Ata që pandehin se dinë gjithëherë gjithçka, janë pikërisht ata që nuk dinë asnjëherë asgjë./ Charles Bukowski