Ka ardhur koha që çdo gjë shitet e blihet dhe kështu jetën e kemi kthyer në një supermarket universal. Me gjasë po ia arrijmë ditës kur do të dimë çmimin e gjithçkaje, por do harrojmë vlerën që kanë, sidomos vlerat njerëzore.
Nga Çapajev Gjokutaj
Rrallë e më rrallë në media, në rrjetet sociale madje edhe në bisedat e përditshme flitet për respektin, kujdesin, besimin tek tjetri, mirënjohjen, empatinë, sakrificën, dashurinë dhe të tjera vlera njerëzore.
Viktor Hygo e pat parashikuar këtë rrezik, ndaj këshillonte: mos e edukoni fëmijën të jetë i pasur, mësojeni të synojë lumturinë, kështu do të dijë vlerën dhe jo çmimin e gjërave.
Çmimin e përcakton tregu, vlerën jeta. Pas gjasash, të zhytur në vetminë tonë dhe të qorrollepsur nga virtualja, po jetojmë përherë e më pak, paçka se jetëgjatësia fizike rritet çdo dekadë.
ObserverKult
Lexo edhe:
A duhet të shitet biblioteka personale?
Dje lexova një Njoftim, që më befasoi shumë, nga një person i cili pak a shumë thoshte: “Kam një bibliotekë personale të pasur, të formuar prej vitesh me libra me vlera. Kushdo që është i interesuar, të më kontaktojë për t’i blerë me çmim nën kosto, pra nga çmimi që unë i kam blerë. Ju mirëpres!”
Nga Klodi Stralla
Që biblioteka të tilla me libra me vlerë janë shitur, pas vdekjes të atij që i ka patur, kjo nuk më habiti. Ka ndodhur ose se trashëgimtarët e tij nuk kishin të njëjtin vlerësim që kishte ai për librin ose për shkak se pasardhësve të tij u zinin shumë vend në banesat e tyre modeste. Por që t’i shesë vetë ai që i ka, në gjallje të vet, këtë po e dëgjoja për herë të parë.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult