Çeku: Reforma në kulturë, ka sjellë frymë dhe politikë të re kulturore

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku, tha se reforma e përgjithshme në sferën e kulturës ka sjellë frymën e re pra politikën e re kulturore.

Ai ka përmendur projektligjin për Artin dhe Kulturën që është miratuar në fund të qershorit në Qeveri dhe pritet të votohet së shpejti në Kuvend.

“Reforma e përgjithshme në sferën e kulturës ka disa projektligje dhe ligje që janë miratuar, ndërsa ligji kryesor që do ta sjellë këtë frymën e re, pra politikën e re kulturore- është projektligji për art dhe kulturë i cili tashmë është në procedurën parlamentare, ai është miratuar në qeveri dhe i ka ndjekur edhe procedurat e konsultimeve publike”, tha Çeku.

Më tej ai bëri me dije se Kuvendi po e procedon me një dinamikë të shtuar dhe kështu në seancën e parë të vjeshtës, do të votohet në parim projektligji për Art dhe Kulturë.

Çeku theksoi se nuk do të ketë më një ligj për Teatrin, një për “Shotën”, një për Baletin dhe kështu me radhë, por një ligj të përgjithshëm.

“Ky ligj nuk i trajton vetëm institucionet publike të kulturës. Ne e kemi edhe një skenë kulturore të pavarur që është shumë vibrante, pra prodhon shumë dhe që kanë ndikim në shumë sfera në jetën tonë, kështu që projektligji i ri përherë të parë e trajton edhe skenën e pavarur gjë që teri tash në ligjet ekzistuese nuk është njohur as si kategori ligjore që ekziston në vendin tonë”, theksoi Çeku në RTK.

Sipas tij, ne i kemi njohur disa vetëm si artist të suksesshëm në Kosovë dhe jashtë me performancë të jashtëzakonshme ose si festivale shumë të mira.

“Dua ta potencoj një fakt shumë të rëndësishëm, ne nuk po e presim vetëm këtë ligj për ta bërë këtë reformë në kulturë një nga shtyllat qendrore reformës sonë në kulturë, është një lloj i ri programimi i fondeve, i mënyrës se si Ministria e mbështet zhvillimin e skenës së pavarur kulturore dhe të institucione publike të kulturë”, tha ai.

Sipas tij, sot kemi mbështetje për organizime serioze që në vlerë mund të shkojnë deri në 100 mijë euro brenda vitit.

“Kjo është e paprecedent e marrim shembull ‘Dokufestin’ që e kishim tash ose ‘Anibarin’ që e kishim para pak kohe ose ‘Prifilmfestin’ edhe ngjarje të tjera të rëndësishme që në rastet më të mira më herët janë mbështetur më 10 mijë euro ose 20 mijë në rastin më të mirë, por ky shumëfishim i mbështetjes për ta është bërë që këto ngjarje t’i shndërrojmë nga projekte në institucione”, tha ai.

Tash e tutje tha ai nuk do të ketë më Këshille Drejtuese në as një institucion kulturor, do të jetë vetëm një drejtor, një. Por ai duhet të jetë i fushës sepse do të jete edhe drejtor artistik por të ketë njohuri edhe në menaxhimin e institucionit./RTK

ObserverKult


Lexo edhe:

NDAHEN ÇMIMET TRADICIONALE PËR MUZIKË NGA MINISTRIA E KULTURËS

Në Ditën Botërore të Muzikës, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u ndanë çmimet tradicionale në këtë fushë.
Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” iu nda kompozitorit, Prof. Rafet Rudi.
Pastaj çmimi për vepër orkestrale – simfonike dhe koncertante, kompozitorit z, Kreshnik Alickaj, për veprën Simfoni Nr.4.
E çmimi për vepër kamertale u nda tek dy kandidatë. Ersan Januzi dhe z. Hajrullah Zyla. Kjo për shkak që të dy veprat janë të trajtuara në mënyrë profesionale. Si nga ata teknike, dramatike. Po ashtu gjuha muzikore etj.
Çmimi për vepër soliste dhe duo iu nda kompozitorit Memli Kelmendi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult