Miguel de Cervantes Saavedra (Alcalá de Henares, 29 shtator 1547 – Madrid, 23 prill 1616) ishte një shkrimtar, romancier, poet, dramaturg dhe ushtarak spanjoll.
Ai lindi në vitin 1547 në Alcalá de Henares; djali i Rodrigo dhe Leonor de Cortinas, Miguel është i katërti nga shtatë fëmijët.
Familja e tij u detyrua të udhëtonte, për shkak të të ardhurave të dobëta të babait të tij, nga një vend në tjetrin, derisa në 1568 ai ishte në Madrid, ku ndoqi shkollën me konvikt “El Estudio” të drejtuar nga Juan López de Hoyos.
Ai është i njohur botërisht me romanin “Don Kishoti i Mançës”, një nga kryeveprat e letërsisë botërore të të gjitha kohërave. Në këtë vepër, botuar në dy vëllime në 1605 dhe 1615, autori shënjestron romanet e kalorësisë dhe shoqërinë e kohës së tij me armën e satirës dhe ironisë.
Ndikimi i tij në letërsinë spanjolle ishte i tillë që spanjishtja u përcaktua si gjuha e Cervantes dhe Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Spanjolle iu kushtua atij.
Cervantes ndahet nga jeta në 1616 dhe varroset në manastirin e Trinitarëve të Diskaluar në Madrid.
ObserverKult ua sjell disa thënie të Miguel de Cervantesit:
Njohja e vetvetes të ruan nga krenaria e kotë.
Dembelizmi nuk ka ndihmuar askënd për të plotësuar një dëshirë të mirë.
Armiqtë tanë më të mëdhenj, ata që duhet të luftojmë të parët, janë brenda nesh.
Për të arritur të pamundurën, duhet që të përpiqesh me absurden.
Ai që humbet pasurinë, humbet shumë; ai që humbet një mik, humbet më shumë; por ai që humbet kurajën, ka humbur gjithçka.
Më thuaj me kë rri dhe do të të them se cili je.
Virtyte është fisnikëria më e vërtetë.
E përgatiti: A.S.- ObserverKult
Lexo edhe:
SHKRIMTARI “I PANJOHUR”: KUSH ËSHTË “SERVANTESI I DYTË”?
Botimi i një vëllimi me dy romane nga Benito Perez Galdos, ofron një mundësi të shkëlqyer për të zbuluar shkrimtarin spanjoll…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU