Të due.
Kësaj fjale ja di të gjitha
peshën,
tmerrin dhe mrekullinë,
e po ta tham pra,
pothuejse me qetësi.
E kam përdorë kaq pak në jetën teme,
kaq keq,
saqë asht thuejse e re për mue.
Përshtati në shqip: Arjola Zadrima
ObserverKult
Lexo edhe:
CESARE PAVESE: TË MOS PRESËSH ASGJË, KJO ËSHTË E TMERRSHME…
ObserverKult ua sjell disa thënie të poetit italian Cesare Pavese:
Pritja është akoma një angazhim- të mos presësh asgjë, kjo është e tmerrshme.
Derisa të ketë pasione, nuk do të reshtët së zbuluari botën.
Dashuria është dëshirë njohjeje.
Nuk ka gjë më të pabanueshme se një vend ku kemi qenë të lumtur.
Kënaqësia e vetme në jetë është fillimi. Është e bukur të jetosh sepse të jetosh është të fillosh.
Jeta pa tym është si tymi pa mish.
Gjërat arrihen kur nuk dëshirohen më.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
DASHURIA EKZISTON PËR TË NA TREGUAR SE SA E MADHE ËSHTË AFTËSIA JONË PËR T’I BËRË BALLË DHIMBJES…
Hermann Hesse (1877-1962) vuajti nga depresioni, duroi kritikat për këndvështrimet e tij pacifiste, dhe kapërceu një seri krizash personale, të cilat e bënë t’i nënshtrohej psikoanalizës me J. B. Lang-un; një proces ky që solli Demian-in (1919), një roman në të cilin personazhi kryesor është në dyzim midis rregullit të ekzistencës borgjeze dhe botës së trazuar dhe joshëse të përvojës sensuale.
Ky konflikt është i dukshëm në romanet e tij të mëpasshëm, përfshi Siddhartha (1922), Steppenwolf (1927), Narcissus and Goldmund (1930), dhe vepra e tij më e rëndësishme, The Glass Bead Game (1943). Hesse fitoi Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1946.
ObserverKult ua sjell disa thënie të Hermann Hesse:
Lotët janë shkrirja e akullit të zemrës. Atij që qan, të gjithë engjëjt i rrinë pranë.
Kur një njeri përqendron të gjithë vullnetin e tij në diçka të caktuar, ia arrin patjetër.
Dashuria nuk ekziston për të na lumturuar, por për të na treguar se sa e madhe është aftësia jonë për t’i bërë ballë dhimbjes.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult