
ObserverKult ua sjell disa thënie të poetit italian Cesare Pavese:
Pritja është akoma një angazhim- të mos presësh asgjë, kjo është e tmerrshme.
Derisa të ketë pasione, nuk do të reshtët së zbuluari botën.
Dashuria është dëshirë njohjeje.
Nuk ka gjë më të pabanueshme se një vend ku kemi qenë të lumtur.
Kënaqësia e vetme në jetë është fillimi. Është e bukur të jetosh sepse të jetosh është të fillosh.
Jeta pa tym është si tymi pa mish.
Gjërat arrihen kur nuk dëshirohen më.
ObserverKult
————————————————————————
LEXO EDHE: DASHURIA EKZISTON PËR TË NA TREGUAR SE SA E MADHE ËSHTË AFTËSIA JONË PËR T’I BËRË BALLË DHIMBJES
ObserverKult ua sjell disa thënie të Hermann Hesse:
Lotët janë shkrirja e akullit të zemrës. Atij që qan, të gjithë engjëjt i rrinë pranë.
Kur një njeri përqendron të gjithë vullnetin e tij në diçka të caktuar, ia arrin patjetër.
Dashuria nuk ekziston për të na lumturuar, por për të na treguar se sa e madhe është aftësia jonë për t’i bërë ballë dhimbjes.
Shumica e njerëzve nuk pranojnë të notojnë para se të mësojnë not.
Lumturia nuk është kur na duan. Lumturia është kur duam ne.
Vetëm ai që ka nevojë për një prekje delikate di të prekë me delikatesë.
Dashuria vuhet, por sa më shumë vuhet me përkushtim, aq më të fortë na bën.
Atë që natyra kërkon nga njeriu është e shkruar brenda secilit prej nesh.
Askush nuk ëndrron gjërat që nuk i përkasin.
Në zanafillë të çdo arti është dashuria. Vlerat dhe madhësitë e një arti përcaktohen mbi të gjitha nga aftësia e dashurisë së artistit.