Dy ditë më parë, Lui Ejlli përmes aplikacionit ‘Big Love’, ka marrë një përshëndetje nga Hamëz Jashari i ri nga Prekazi.
“Të përshëndesim nga Prekazi heroik i Adem Jasharit”, shkruhej në mesazh.
Vëmendje mori Olta e cila pas kësaj përshëndetje tha: Çfarë është Prekazi?. Kjo deklaratë e saj u komentua shumë dhe ngjalli reagime në internet.
Këtë e ka komentuar edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka.
Në një postim të shpërndarë në Facebook, Zeka u shpreh i zhgënjyer nga kjo deklaratë e Gixharit.
“Imagjinoni kush quhet VIP tek ne shqiptarët? Olta nuk e di as kush është Prekazi, as familja Jashari. Nuk ka televizion botëror që nuk ka transmetuar kronika nga tragjedia e Prekazit më 5,6,7 mars 1998.
Burrat më të mëdhenj të botës e kanë vizituar këtë vend të shenjtë. A kjo VIP-i?”, ka shkruar Zeka.
ObserverKult
Lexo edhe:
ZVARRITET PËRZGJEDHJA E PROJEKTIT PËR KOMPLEKSIN MEMORIAL “ADEM JASHARI”
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt ka shtyer për një ditë tjetër votimin e përbërjes së Komitetit ndërministror për përzgjedhjen e projektit për KM “Adem Jashari”, në Prekaz, kjo pas kërkesës së zëvendëskryeministres Albulena Balaj- Halimaj, e cila u propozua të jetë kryesuese e këtij komisioni.
Balaj Halimaj, kërkoi që të ketë konsultime shtesë, duke thënë se nuk janë konsultuar sa duhet për përbërjen e këtij komisioni.
Kërkesa e saj pati mirëkuptimin e kryeministrit Avdullah Hoti, i cili tha se përbërja ishte adekuate dhe në konsultim me familjen Jashari, e cila edhe do të jetë pjesë përbërse e këtij komisioni.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult