Charlie Chaplin: “Unë jam sërish i dashuruar pas një buzëqeshjeje. Sërish kam besuar se do vdes nga dashuria dhe kam pasur frikë se mos humb dikë shumë special (që gjithsesi e kisha humbur por, kam mbijetuar).
Dhe jetoj akoma. Dhe jeta nuk më lodh.
Edhe ti nuk duhet të lodhesh. Jeto!
Është me të vërtetë e bukur ta përqafosh jetën dhe të jetosh me pasion, të humbësh me klas dhe të fitosh duke tentuar, sepse bota i përket atij që tenton…”
ObserverKult
Kliko edhe:
LETRA E CHARLIE CHAPLIN DEDIKUAR BIJËS SË TIJ, GERALDINA: U PËRPOQA TË JEM NJERI….
“Unë flas me ty për paratë edhe pse e di forcën e tyre djallëzore. Unë kalova shumë kohë në cirk dhe gjithnjë u shqetësova shumë për pehlivanët në tel. Por më duhet të të them, se në tokën e fortë, njerëzit rrëzohen më shpesh, se pehlivanët në telin e lëkundshëm. Mund të ndodhë, që në një nga mbrëmjet e bujshme, ti të verbohesh nga shkëlqimi i brilanteve.
Është, pikërisht, ky moment, që të vendos ty mbi telin e rrezikshëm, nga ku rrëzimi bëhet i paevitueshëm. Në një ditë të bukur mund të të shfaqet fytyra e bukur e një princi. Tamam atë ditë, ti bëhesh një pehlivane pa eksperiencë, dhe…. ata pa eksperiencë bien ngaherë. Mos e shit zemrën tënde për flori dhe gjëra të shtrenjta. Ta dish, brilanti më i madh është dielli. Lumturisht, ai shkëlqen për të gjithë. Dhe, kur të vijë koha që ti do të dashurosh, duhet ta duash atë njeri me gjithë zemër. Unë i thashë nënës tënde, që ajo të të shkruante lidhur me këtë.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult