Përkthyer nga Fan Noli, Charles Baudelaire: Asaj që shkoj…

CHARLES BAUDELAIRE

Poezi nga Charles Baudelaire

Rreth meje rruga ulërin dhe buçet.
E gjat’ e hollë, sterrë, kujë madhështore,
Një grua shkoj me një fustan të zi për dore,
Q’e kolovitte posht’ e lart me salltanet.

Si ëngjëll, si statuj’ e gjallë vetëtin.
Si i shastisur dhe i çakërdisur unë,
Nga syr’ i saj si qjell që mbrun furtunë
Thëthinja mjaltë që magjeps, dëfrim që grin.

Ia shkrepi dhe u-err. Moj flutur e farosur,
Që me vështrimin tënt më bëre flag’ e furrë,
S’të shoh më vallë veç në jetën e pasosur?

Ah, gjetkë, tutje, tepër vonë, nofta kurrë,
Se unë s’di ku ike, ti ku shkonj’ s’e di,
Të desha, moj, e dinje, vetë moj, dhe ti.

Përktheu: Fan Noli

—————–

Lexo edhe:

ÇASTE ME SHQIPTARËT E RUMANISË