Poezi nga Charles Baudelaire
Ja ora kur çdo lule duke u dridhur
Mbi kërcyllin si kemtar lëshon erë;
Parfum e tinguj lozin, n’ajër, t’përzjerë;
Valle melankolike , trallisje e kapitur!
Mbi kërcyellin si kemtar lëshon erë;
Violina dridhet si shpirt, ëndje-prishur;
Valle melankolike, trallisje e kapitur!
Qielli është i bukur si pushim përherë.
Violina dridhet si shpirt-ëndje-prishur,
Një shpirt që e urren Hiçin po si skëterrë!
Qielli është i bukur si pushim përherë;
Tani nguroset i tëri dielli gjak-prishur.
Një shpirt që e urren Hiçin si skëterrë,
E ruan të kaluarën e ndritshme, të grishur!
Tani ngyroset i tëri dielli gjak-prishur...
Kujtimi yt ndriçon si potiri përherë!
Përktheu: Mensur Raifi
*Titulli i origjinalit: “Harmoni e mbrëmjes“
—————————-
LEXO EDHE: CHARLES BAUDELAIRE: LERMË T’U MARR ERË FLOKËVE TË TU
… Lermë t’u marr erë, të thith thellë, pafundësisht, aromën e flokëve të tu, të zhys në to krejt fytyrën si në ujët e një burimi të kristaltë e, pastaj, me gishtat e mi t’i shushpuris ato si një shami erëmirë që shpërndan kujtime të ëmbla në eter.
Ah, sikur ti të mund të imagjinoje gjith’ato që unë shoh, gjith’ato që ndjej, gjith’ato që dëgjoj në flokët e tu! Shpirti im lundron mbi parfume si shpirti i të tjerëve në muzikë…
I zhytur mes flokëve të tu, shoh një ëndërr plot anije, vela e direke të cilët musonet i shtyjnë drejt klimash të mrekullueshme, mes detrash pafund, aty ku qielli është tepër blu e deti shumë i thellë, aty ku thithet ajër i parfumuar nga aroma e frutave, barit e lëkurës njerëzore…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU