Charles Baudelaire: Një shpirt që e urren…

Ja ora kur çdo lule duke u dridhur
Mbi kërcyllin si kemtar lëshon erë;
Parfum e tinguj lozin, n’ajër, t’përzjerë;
Valle melankolike , trallisje e kapitur!

Mbi kërcyellin si kemtar lëshon erë;
Violina dridhet si shpirt, ëndje-prishur;
Valle melankolike, trallisje e kapitur!
Qielli është i bukur si pushim përherë.

Violina dridhet si shpirt-ëndje-prishur,
Një shpirt që e urren Hiçin po si skëterrë!
Qielli është i bukur si pushim përherë;
Tani nguroset i tëri dielli gjak-prishur.

Një shpirt që e urren Hiçin si skëterrë,
E ruan të kaluarën e ndritshme, të grishur!
Tani ngyroset i tëri dielli gjak-prishur…
Kujtimi yt ndriçon si potiri përherë!

Përktheu: Mensur Raifi

*Titulli i origjinalit: “Harmoni e mbrëmjes