T’i dhuroj këto vargje, sepse një ditë nëse emri im lumturisht
do dalë në brigje të epokave të paskajme
E do t’i bëjë të ëndërrojnë ndonjë mbrëmje trutë e burrave,
anije e ndihmuar nga një erë e madhe,
Kujtimi për ty, po aq sa përrallat e trubullta,
e dërmon lexuesin si daulle e dridhshme,
e rri duke peshuar si një hallkë vëllazërore
e mistike në rimat e mia të fisme;
të jem i mallkuar këtu, nga humbellat
më të thella deri në qiejt më të lartë,
asgjë jashtë meje nuk përgjigjet!
O ti, që si një hije nga rruga jetëpakët,
shkel me këmbë të lehta dhe me shikim të kthjellët
vdekësorët e marrë që të kanë quajtur të hidhur,
shtatore me sy metalikë,
engjëll i madh me ball të bronztë të përndritur.
Përktheu: Elida Buçpapaj