Ajo më shkroi letër nga një dhomë
e vogël afër Senës.
thoshte se po shkonte në kursin e
vallëzimit, ngrihej, thoshte
në orën 5 të mëngjesit
e daktilografonte poezitë
ose pikturonte
e kur i vinte për të qarë
kish një stol të posaçëm
buzë lumit.
libri i Këngëve
del nga shtypi
në Vjeshtë.
Nuk di çfarë t’i them
por
i thashë
të shkulë çdo dhemb të krimbur
e të hapë sytë e ruhet nga dashnori
francez.
E vura foton e saj te radio
pranë ventilatorit
e valëvitej
si diçka e gjallë.
E këqyrja ulur
derisa tymosa
5 a 6
cigaret e mbetura.
Mandej u ngrita
e rashë në shtrat.
*Titulli i origjinalit: “Letër nga shumë larg”
Përktheu: Virgjil Muçi
ObserverKult
————–
Lexo edhe:
BUKOWSKI: M’U DESHËN 56 VJET PËR TA GJETUR… IA VLENTE TË PRISJA