Charles Bukowski: Ata të lënë vetëm…

Charles Bukowski e di...
Charles Bukowski

ata të lënë vetëm
me muret
midis tymit të pafundmë
të cigareve
pi uiski
zorrët sa s’të çahen
e njeh këtë përvëlim dhe
rezultati:
rënie
në rrethin e dhjetë
të ferrit

por
ti bën të njëjtën gjë
për shkak të tyre
një njeri i thjeshtë nuk ndjehet më mirë
se një
tjetër.

gjithsesi
ti e pranon këtë
mbrëmje
siç ke pranuar shumë
mbrëmje
si kjo
tani je në depresion
dhe përfundimisht jashtë çdo gjeje;
muzikës
shpresës
dhe
cigareve.

*Titulli i origjinalit: “Valsi i thikës”

Përktheu: Roland Gjoza