Poezi nga Charles Bukowski
kam parë çifte të moshuara
ulur në karrige lëkundëse
njëri kundruall tjetrit
duke marrë përgëzime dhe lëvdata
sepse janë së bashku prej 50 apo 60
vjetësh,
secili nga të dy
kohë me parë
do të ishte paqtuar
në diçka asodore,
gjësend tjetër.
por fati
frika dhe
rrethanat
i lidhën bashkë
përjetshëm;
dhe teksa u themi
sesa e mrekullueshme
dashuria e tyre e madhe dhe qëndrestare
është
veç ata
e dinë kthjellësisht
të vërtetën
por s’mund të na e thonë
se qysh nga i pari
takim
në një farë mënyre
s’ka patur shumë për të thënë:
njësoj
si të jesh duke pritur vdekjen
tani.
ishte një qëndresë e pafund për të duruar.
Ujdisi shqip Rielna Paja
Lexo edhe: