Pastaj ajo u përkul mënjanë
e vuri kokën mbi krahun tim.
E shikova.
Gjithë qielli dhe toka
pasqyroheshin në sytë e saj.
Vazhduam të shikohemi.
Më dukej se mund të mbytesha
në sytë e saj.
Pastaj ia ledhatova fytyrën,
u puthëm, e tërhoqa pranë.
E shtrëngova.
Me dorën tjetër
ia ngatërroja flokët.
Qe një puthje dashurie,
një puthje e gjatë dashurie të pastër.
Përktheu: Skënder Buçpapaj
*Titulli i origjinalit: “Puthja”