Charles Bukowski: Mendoj për ty… por nuk të kërkoj më…

“Nuk kam reshtur së menduari për ty”, poezi nga Charles Bukowski

Do doja të ta them…
Do doja të ta shkruaj…
Se më mungon…
Se mendoj për ty…
Por nuk të kërkoj
As nuk të shkruaj fare…
Nuk e di si je…
Dhe më mungon ta di…
Ke plane?
Si ke fjetur?
Çfarë ëndërrove?
Çfarë ke ngrënë?
Do të dalësh?
Do doja të të shihja…
Por nuk kam fuqi…
Dhe mos harro
se të mendoj…
Ti nuk e di…
Por çdo ditë jetoj
dhe shkruaj për ty…
Dhe mbaj mend…
Se të të shoh dhe
të mendoj për ty janë
dy gjëra të ndryshme…
Dhe mendoj për ty…
Por nuk të kërkoj më…

Përktheu: Shpendi Shakaj

ObserverKult


Lexo edhe:

NJË RRËFIM NGA CHARLES BUKOWSKI PËR LINDA LEE, GRUAN QË E FRYMËZOI TË SHKRUANTE “FEMRAT”