Charles Bukowski: Ndjej se për mu nuk ta ndin fort…

bukowski - gjithmonë

Poezi nga Charles Bukowski

Ndjej se për mu nuk ta ndin fort, tha ajo.
Mendoj se duhet të bajmë dashuni, i thashë unë.
Ndjej se dashuni kena ba boll, tha ajo.
Mendoj se duhet ta bajmë ma shpesh i thashë.
Mendoj se duhet të gjesh punë, tha ajo.
Mendoj se duhet të gjesh punë, i thashë edhe unë.
Seç kam një dëshirë të madhe me pi, tha ajo.
Po ndjehem si shishe whisky, thashë unë.
Mendoj se tash po përfundojmë si dy pijanecë, tha ajo.
Mendoj se ke të drejtë, i thashë unë.
Dëshiroj me hekë dorë nga gjithçka, tha ajo.
Ndjej se kam nevojë me ba një dush i thashë unë.
Edhe unë mendoj se ke nevojë me ba dush, tha ajo.
Do t’kisha dashtë që t’ma laje shpinën, i thashë unë.
Mendoj se ti nuk më dashunon, tha ajo.
Ndjej se të du, i thashë unë.
Ndjej një diçka mrenda tash, tha ajo.
Edhe unë ndjej tashti diçka mrenda teje, i thashë unë.
Ndjej se tash të du, tha ajo.
Ndjej se të du ma shumë se ti, i thashë unë.
Ndihem shumë ma mirë, tha ajo, kam dëshirë me ulëritë.
Mendoj se nuk ke me u ndalë ma, i thashë .
Ndjej se ti mundesh, tha ajo.

Ndjej, i thashë.
Ndihem, tha ajo.

Përshtati në shqip: Arjola Zadrima

ObserverKult


LEXO EDHE:

BUKOWSKI: QËNDRO ME ATË QË TA PUTH SHPIRTIN; LËKURËN TA PUTH KUSHDO!

ObserverKult ju sjell disa thënie të Charles Bukowskit për dashurinë:

“Doja ta thoja me zë të lartë atë që ndieja, por qëndrova i heshtur nga frika se nuk do të më kuptonin”.

“Një nga ndjesitë më të bukura në botë është kur përqafon dikë dhe ai person të shtrëngon akoma më fort mbrapsht”.

“Unë nuk kam nevojë për dikë që të më përsërisë vazhdimisht se do të jetë aty. Se nuk do të më lëshojë, apo se nuk do të më tradhëtojë kurrë. Më mjafton dikush që në të gjitha rastet që të më dërgojë në djall, sërish të rikthehet tek unë”.

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU