Charles Bukowski: Një gruaje duhet t’ia përqafosh shpirtin…

Charles Bukowski
Henry Charles Bukowski (16 gusht 1920 – 9 mars 1994)

Një gruaje duhet t’ia përqafosh shpirtin, zemrën dhe ëndrrat…
Jo vetëm trupin!
Çdokush mundet trupin!
Një grua duhet të përqafohet aq fort,
sa duke e përqafuar t’ia vrasësh gjërat që ka kaluar…
Por edhe t’i japësh shpresë për të ardhmen…
Nëse prej saj heq sipas radhës në vijim:
Frikën…
Të shkuarën…
Dhimbjen…
Veshjen…
Ajo do të jetë e jotja…
më shumë se e kujtdo tjetër …
Andaj
Mbështille pas vetes…
Dhe përqafo gjithçka që dhemb…

Përktheu: Xhemazije Rizvani

ObserverKult

———————–

Lexo edhe:

NJË RRËFIM NGA CHARLES BUKOWSKI PËR LINDA LEE, GRUAN QË E FRYMËZOI TË SHKRUANTE…

Të gjitha do të donin të ishin një moment pranë tij… Proza e tij e shkurtër, poezitë plot melankoli e erotizëm, i bënin gratë të donin të gjenin burrin që i kishte shkruar ato, burrin që dukej se njihte aq mirë çdo qelizë të trupit të një gruaje…. Por ajo, Linda Lee Beighle, nuk e ktheu vështrimin nga ai… as kur mori xhaketën e varur bri derës, dhe humbi tej në rrugë.
Portreti i heshtur i vajzës do ta shoqëronte gjatë gjithë mbrëmjes poetin, i cili do të kthehej të nesërmen në të njëjtën orë për ta parë sërish atë… Vetëm fustani i saj kishte ndryshuar, ndërsa historia ishte po ajo… Kur ai iu afrua dhe i tha se donte të dilte në mbrëmje me të, ajo me mirësjellje i tha se “nuk kishte kohë”.

Të njëjtën fjali ia përsëriti me muaj me radhë, çdo ditë teksa ai kalonte për të drekuar në restorantin e saj, deri sa një ditë, Linda Lee vendosi të ndryshonte mendim. Tek e shihte të ulur në tavolinën e tij të përditshme me një tufë librash pranë tij, ajo iu afrua dhe i tha se donte të dilte me të atë mbrëmje. Ajo mbrëmje do të ndryshonte shumë gjëra në jetën e Charles Bukowski-t.

Gruaja që ai kishte pranë nuk ishte vetëm e bukur, por dhe një adhuruese e fshehtë e vargjeve të tij… Ajo kishte ditur gjithçka për burrin që i lutej çdo ditë të dilte me të… Ashtu si Bukowski, ajo e dashuronte pijen, dhe orët e gjata pas mesnate në lokal… Tashmë ai nuk ishte vetëm në dëshirën e tij për të jetuar ndryshe.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU