Charles Bukowski: Sa dua të dal e të të kërkoj… po s’kam fuqi…

Charles Bukowksi

Nuk ndaloj së menduari Ty.
Dua shumë të ta them.
Sa do të doja të të shkruaja se më pëlqen të kthehesh,
që më mungon,
të mendoj.
Po nuk të kërkoj.
Nuk të them as edhe një “Përshëndetje!”
Nuk e di si je.
Dua shumë ta di.
Ke plane?
Qeshe sot?
Çfarë ëndërrove?
Shëtite?
Ku shkove?
Ke gjumë?
Hëngre?
Sa dua të dal e të të kërkoj!
Po s’ kam fuqi.
E ti akoma më pak.
Atëherë presim të takohemi rastësisht.
Mendohemi.
Kujtojmë.
E dije që të mendoj.
Ti se di, por të jetoj çdo ditë.
Mos harro se të kërkosh e të mendosh
janë dy gjëra të ndryshme.
Unë të mendoj,
por nuk të kërkoj.

Ujdisi shqip: Rielna Paja

ObserverKult


Charles Bukowski
Charles Bukowski

Lexo edhe:

CHARLES BUKOWSKI: URIA

Poezi nga Charles Bukowski

kam qenë i uritur shumë herë
por kjo për të cilën e kam fjalën
tash
ka qenë në Nju-Jork Siti,
nata po ia fillonte
e unë qëndroja përpara
vitrinës me fletë xhami të
një restoranti.
e në atë vitrinë
ishte një derr i pjekur,
pa sy,

me një mollë në gojë.
derr i mallkuar e i shkretë.
unë i mallkuar e i shkretë.
përtej derrit
aty brenda
njerëzit
rrinin në tavolina
bisedonin, hanin, pinin.
unë nuk isha njëri prej atyre njerëzve.
ndjeva një ngjashmëri me derrin.
neve na kanë zënë në vend të
gabuar
e në kohë të
gabuar.
e paramendoja veten në vitrinë,
pa sy, të pjekur, me mollë në
gojë.
kjo do ta afronte turmën.
“hej, s’paska pasur vithe fare!”
“duart i paska tepër thatane!”
“mund t’ia shoh brinjët!”
u largova nga vitrina.
shkova në dhomën time.
ende kisha dhomë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult