
Shtëpia pranë meje më mbush me trishtim.
Të dy bashkëshortët zgjohen herët.
Ata ikin në punë
dhe kthehen në shtëpi herët në mbrëmje.
Ata kanë një djalë dhe një vajzë të vogël.
Në orën nëntë të mbrëmjes fiken dritat e shtëpisë.
Të nesërmen në mëngjes, të dy bashkëshortët zgjohen herët.
Ata ikin në punë.
kthehen herët në mbrëmje.
Në orën nëntë të mbrëmjes fiken dritat.
Shtëpia pranë më mbush me trishtim.
Njerëzit brenda saj janë të mirë,
Unë i dua ata.
Por më duket sikur po fundosen ata.
Dhe unë, nuk ia dal dot t’i ndihmoj.
Ata po ia dalin të mbijetojnë.
As që janë të pastrehë.
Por çmimi është tmerronjës.
Diku gjatë ditës
Unë do t’ia hedh sytë shtëpisë
Dhe shtëpia po ashtu do të m’i hedh sytë mua
Dhe ajo ia plasë të qarit, po, ajo do ta bëjë këtë,
e ndjej.
Përktheu: Agron Islami
ObserverKult
Lexo edhe:
THËNIE PËR DASHURINË NGA BUKOWSKI: DASHURONI, MOS U FRIKËSONI – SE DIKUR DO TË BËHENI PISHMAN…