Charles Bukowski: S’ka tjetër udhë…

charles bukowski

Nëse nuk buron prej teje, pavarësisht gjithçkaje,
mos e bëj.
Aq më pak, nëse s’del pa të marrë leje
jashtë zemrës sate,
mendjes sate,
gojës sate,
rropullive të tua,
mos e bëj.
Nëse duhet të rrish ulur
me orë të tëra
me sytë ngulur në ekranin e kompjuterit,
apo përkulur mbi makinën tënde të shkrimit
duke kërkuar fjalë,
mos e bëj.
Nëse e bën për para apo emër,
mos e bëj.
Nëse e bën se dëshiron gra
në shtrojën tënde,
mos e bëj.
Nëse duhet të ulesh atje
e të shkruash e rishkruash,
mos e bëj.
Nëse e sheh si punë të vështirë vetëm kur e shkon ndër mend ta bësh,
mos e bëj
Nëse rrekesh të shkruash
si çdokush tjetër,
lëre fare.

Nëse duhet të presësh që të buçasë jashtë teje,
ti, prit durueshëm.
Nëse nuk buçet kurrë
jashtë teje,
bëj diçka tjetër.

Nëse së pari duhet t’ ia lexosh gruas sate,
apo të dashurës sate,
apo të dashurit tënd,
prindërve të tu apo kujtdo tjetër qoftë,
ti s’ je gati

Mos ji si shumë të tjerë shkrimtare,
mos ji si ata mijëra njerëz që vetëquhen shkrimtarë,
mos ji budall, i mërzitshëm dhe fodull,
mos u venit nga vetëkënaqësia,
bibliotekat e botës kanë hapur gojën në dremitje
për tipa të ngjashëm me ty,
mos ua shto veten,
mos e bëj.

Aq më pak nëse s’ del nga shpirti si raketë,
aq më pak nëse duke ndenjur pa lëvizur s’ mund të çojë në çmenduri,
vetëvrasje ose vrasje,
mos e bëj.
Nëse dielli brenda teje
nuk është duke të djegur rropullitë,
mos e bëj.

Kur të jetë vërtetë koha
dhe nëse do jesh parazgjedhur,
do të bëhet vetë e do të vazhdojë të bëhet
derisa të vdesësh ti
apo të vdesë në ty.

S’ ka tjetër udhë,
e as që ka patur kurrë.

Ujdisi shqip Rielna Paja

ObserverKult

*Titulli i origjinalit: “Nëse”


bukowski - gjithmonë

Lexo edhe:

BUKOWSKI: NUK DUA TË MENDOJ PËR TY, DUA ME TË PASË KËTU, PRANË VETES…

Nga Charles Bukowski

Qëllon të zgjohesh në mëngjes, shikon që ka pushuar shiu dhe thua: – Ë? Ç’paska ndodhur?

Ja pra, atë mëngjes kështu më ndodhi dhe mua që kisha kohë që nuk dashuroja, jo se kisha ndonjë shkak, jooo, thjesht nuk dashuroja dhe nuk e dija përsenë, por kush e di, edhe e dija: ç’kuptim kishte për mua të dashuroja po të mos ishe ti ajo?

Atë mëngjes kisha një dëshirë të madhe me të thënë -të dashuroj- apo kështu më është ngulitur në mëndje.

Sa më ka marrë malli, e dashur. Sigurisht, e ndjeja me kohë këtë gjë, por e kuptova më mirë kur jashtë kishte pushuar shiu dhe mua më regëtiu zemra.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult