Christina Rosseti: Diku patjetër do të jetë…

Ju ftojmë të lexoni poezinë “Ndonjë vend ose diku” të poetes angleze, Christina Rosseti!


Ndonjë vend ose diku patjetër do të jetë
Një fytyrë që nuk shihet, një zë që nuk dëgjohet
Një zemër që s’është gati- kurrë gati -oh, jam unë!
Jepi gjegje fjalës sime.

Ndonjë vend ose diku, mund afër ose larg;
Përtej tokës edhe detit, ku nuk ka më asnjë pamje;
Përtej mrekullisë së hënës, përtej mrekullisë së yjeve
Shkoj pas gjurmëve natë për natë.

Ndonjë vend ose diku, mund afër ose larg;
Me një mur, a një gardh, i ndarë mes për mes;
Vetëm me një gjeth të fundit, të dimërit që po vdes
Bie në tokë, në vlagë, rritet bëhet krejt e gjelbër.

Shqipëroi: Kolec P. Traboini

ObserverKult

————————————-

Lexo edhe:

UNË TË DUE, POEZI NGA STEFANO BENNI