
Ah, mjerë unë për kënaqësinë e kotë,
Ah, mjerë unë për lavdinë e së kaluarës
Kënaqësi që sjell në fund dëshpërim
Lavdi që tek e fundit nuk sjell asnjë fitim!
Kështu thotë zemra e fundosur;
dhe kështu do të thotë sërish
deri sa engjëlli i fuqishëm të shpërthejë
Duke bërë diellin dhe hënën të shtangen
Kur t’i lëshojë yjet me vërshim si shi i papritur.
Dhe njerëzit do të kalojnë të frikur
Duke u përkulur nën peshën e rëndësisë së tyre
Dhe njerëzit e motshëm do të shtrihen të kapitur
Dhe të fortët do të ngrihen të lodhur,
Po edhe të rinjtë do të përgjigjen me pëshpërimë
Duke i thënë njëri-tjetrit: Çe kotë ishte gjithë kjo!
*Titulli i origjinalit: “Kotësi e kotësive”
Përktheu: Irena Dono
LEXO EDHE: CHRISTINA ROSSETTI: MË KUJTO KUR TË KEM IKUR