Christina Rossetti: Qaja për kujtimin…

Voltaire

Ajo ulej dhe këndonte ngaherë
në gjelbërimin buzë lumit, duke soditur
peshqit që kërcenin dhe lodronin paprerë,
nën rrezet lozonjare të diellit.

Unë ulesha dhe qaja ngaherë
nën ndriçimin e zbehtë të hënës,
duke vështruar lulëzimin e majit,
lotët i rrëmbente rrjedha e ujit.

Unë qaja për kujtimin,
ajo me të drejtë këndonte për shpresën.
Lotët e mi i gëlltiste deti,
këngët e saj në ajër treteshin.

*Titulli i origjinalit: “Këngë (Ajo ulej dhe këndonte ngaherë)

Përktheu: Irena Dono

ObserverKult

———————–

Lexo edhe:

NA DUHET NJË ANTOLOGJIA E NAIMIT DHE FISHTËS/PLOTËSON NJË MUNGESË, ËSHTË NJË IDE BASHKUESE!