Churchill motivues për të mos u dorëzuar: Keni armiq? Mirë. Kjo do të thotë se keni bërë diçka, dikur në jetën tuaj!

winston churchill

Sir Winston Leonard Spencer-Churchill, (30 nëntor 1874 – 24 janar 1965) ishte politikan britanik i njohur kryesisht për drejtimin e Britanisë së Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, gazetar, ideolog dhe mendimtar i shquar i shekullit të XX

Ai shërbeu si kryeministër i Britanisë së Madhe prej viteve 1940-1945 dhe përsëri prej viteve 1951-1955. Një burrë shteti dhe një orator i njohur, Churchill ishte edhe oficer në ushtrinë britanike, historian, fitues i Çmimit Nobel.

Churchill u dallua për fjalimet e tij, të cilat u bënë një inspirim i madh për popullin britanik dhe forcave aleate.

Pasi humbi zgjedhjet e vitit 1945, ai u bë Lider i Opozitës. Më 1951, u bë sërish Kryeministër deri në vitin 1955 kur dha dorëheqje përfundimisht.

Elizabeta II i ofroi titullin Dukë i Londrës, por u refuzua nga djali i tij Randolf, i cili do ta kishte trashëguar titullin pas vdekjes së të atit. Dhe në vitin 1965 ai vdiq në Britaninë e Madhe dhe u varros në Spanjë.

Disa thënie nga Winston Churchill, për t’iu kujtuar që kurrë nuk duhet të dorëzoheni:

Keni armiq? Mirë. Kjo do të thotë se keni bërë diçka, dikur në jetën tuaj.

Të përparosh do të thotë të ndryshosh, për të qenë perfekt duhet të ndryshosh shpesh.

Suksesi përbëhet nga kalimi prej dështimit në dështim, pa humbur entuziazmin.

Suksesi nuk është final, dështimi nuk është fatal; është kurajo ajo që na mban gjallë të vazhdojmë.

Miqësia matet me paraqitje në kohët e vështira.

Një pesimist sheh vështirësi në çdo mundësi; një optimist sheh mundësi në çdo vështirësi.

Kurrë nuk mund ta dish, nëse fati i keq në fakt mund të jetë fat i mirë në fund.

ObserverKult


Lexo edhe:

MISTERI: FOTOJA E WINSTON CHURCHILL ZHDUKET NGA HOTELI