Misteri: Fotoja e Winston Churchill zhduket nga hoteli

winston churchill

Një fotografi e famshme e Winston Churchill, e shkrepur në vitin 1941 është zhdukur nga një hotel në Ottawa duke u zëvendësuar me një kopje të falsifikuar.

Fotoja e njohur me emrin “Luani hungërues”, është shkrepur nga fotografi Yousuf Krash pak kohë pas fjalimit që mbajti Churchill në parlamentin kanadez gjatë luftës.

Një nga pjesëtarët e personelit të hotel “Chetau Laurier” e vuri re për herë të parë se fotoja ishte ndryshuar në 19 Gusht.

Policët janë ende duke hetuar për ngjarjen.

Fotoja e zhdukur është një nga më ikonike të shkrepura ndonjëherë të Churchillit. Tregon momentin kur atij fotografi Krash sapo i ka hequr nga goja një cigare.

“Unë i nxora një tavëll, por ai po refuzonte ta hidhte. Prita. Ai vazhdoi të thithte me vrull cigaren e tij. Atëherë iu afrova, pa e menduar më parë, por gjithmonë shumë me respekt, i thashë ‘më falni zotëri’. Dhe serish ia hoqa cigaren nga goja”.

Kur Krash u kthye te aparati i tij ai tregon se Churchill dukej tepër i inatosur.

“Ishte aq luftarak sa dukej se mund të më shqyente. Në atë moment e kam fotografuar”, është shprehur atëherë Yousuf Krash.

Zhdukja e fotografisë ikonike nga hoteli “Chateau Laurier” sipas BBC është vënë re vetëm të premten kur anëtarët e dalluan se fotografia kishte ndryshim nga fotot e tjera të Krash. Pas hetimit dhe krahasimit me koleksionin e fotove nga Krash ata arritën në përfundimin se fotoja ishte zëvendësuar me një kopje të fotos origjinale.

“Jemi thellësisht të dëshpëruar nga ky akt. Hoteli është jashtëzakonisht krenar për këtë koleksion të mahnitshëm të fotove të Krash, i cili është vendosur që në vitin 1998”, është shprehur menaxheri i hotelit Genevieve Dumas.

Autori i kësaj fotografie Yousuf Krash njihet si fotografi më i mirë i portreteve në shekullin XX. Ai ka shkrepur gjithashtu fotot të Mretëreshës Elizabeth II, Nelson Mandela, Fidel Castro, Muhammed Ali, etj.

Rasti është raportuar në policinë e Ottawa-s, e cila ka nisur menjëherë hetimet për fotografinë e zhdukur./tvklan.al

ObserverKult

CHURCHILL MOTIVUES PËR TË MOS U DORËZUAR: KENI ARMIQ? MIRË. KJO DO TË THOTË SE KENI BËRË DIÇKA, DIKUR NË JETËN TUAJ!