“Ciceroni i parë i Apolonisë” rikthehet në muzeu e Fierit

Muzeu historik i Fierit do të ketë tani një vepër të re të shtuar në fondin e pasurisë së tij, bustin e ciceronit  të parë të qytetit antik të Apolonisë, Pilo Samarxhiut. Ekspozuar për publikun në muze vepra “Ciceroni i Apolonisë’’ ruhej prej kohësh në fondin e veprave artistike të skulptorit Gjergji Toksa i cili vendosi t’ia dhuronte institucionit arkeologjik.

Busti i ciceronit të parë të qytetit antik të Apolonisë, Pilo Samarxhiu do te jetë tanimë pjesë e veprave të reja të ekspozuara për publikun në ambientet e Muzeut Historik në Fier.

Dhuruar prej skulptorit Gjergji Toksa, vepra anonime e titulluar “Ciceroni i Apolonisë” ruhej prej kohësh në fondin e veprave të artistit.

Për drejtorin e Muzeut Historik, Ilirjan Gjika vlerësoi figurën e Pilo Samarxhiut si kyçe  për kontributin e jashtëzakonshëm në histori e gërmimeve arkeologjike.

“Një gjest për t’u vlerësuar, i skulptorit Gjergj Toska i cili dhuroi bustin e ciceronit të parë të Apolonisë. Pilo Samarxhiu, ka qenë vitet 1933-1938, kryepunëtor i Misionit Arkeologjik Francez në Apoloni. Gjatë Luftës së dytë Botërore, kontributi i tij se të gjithë statujat, gërmimet antike të trasheve, llogoreve i mori i ruajti për t’i dorëzuar më pas dhe sot ato janë të ekspozuara në Muzeun Arkeologjik të Apolonisë dhe Muzeun Kombëtar.”- tha Ilirjan Gjika, Drejtuesi i Muzeut Historik.

Pilo Samarxhiu, lindi në vitin 1889 në fshatin Pojan të Fierit që pjesën  më të madhe të jetës së tij ja kushtoi gërmimeve arkeologjike në parkun e qytet antik  ku dhe do të angazhohej duke punuar pranë ekspeditave arkeologjike shqiptare.

Në vitin 1958, kohë kur u hap Muzeu Arkeologjik i Apolonisë, Pilo Samarxhiu, nisi punën si ciceroni i parë i tij, ku punoi deri në vitin 1971 kohë kjo  kur vdekja e ndërpreu nga puna në moshën 88 vjeçare./shqiptarja.com

LEXO EDHE: “Shtëpia me Gjethe”, vlerësohet nga Këshilli i Evropës si Muzeu më i mirë i vitit 2020