Cikël poetik nga Donika Dabishevci: Ik diell, shko!

donika dabishevci m'dhimbesh kërrhamën robneshë bese

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Donika Dabishevci.

Ik diell I

Fole nji fjalë burrë
pashë ata sy tu,
shkrepe t’shkretën,
t’fundmen fjalë me mu
e ik i qeshun – kënaqu!

Monstër!
Digjmë…!

Le t’më diftohet e sotmja,
ti dritë tuj ba
e unë tuj tu gjunjëzu,
veç për nji fjalë burri
për nji fjalë me mu.

Shkrepe t’shkretën
gjuhëvrazhdë,
shkrumom e ik!

E more lirinë?
Fllad mali t’duhej?

Ti burrë i përtejmë,
burrë i betejave për jetë a vdekje,
burrë i t’rrnuemit n’zgripc,
burrë që s’shkrepë asni fjalë e ikë!

Ik diell II

Ik, diell, shko!

I pangishëm je,
vrasës,
fundbote je,
send s’ka vlerë përtej teje,
humnerë veç,
oqean i thellë, terr i zi.

Ik, se du me ta dashtë shpinën
e barin e shkelun prej hapave tu!

Ik diell III

T’kaloi përandrrja?

Nji t’përskuqun ftyre
kaq e ke ti.
Mos me shprishë punë
e as mos me i shti dru zjermit.

Akullsisht paqësor…

Por, shko diell, ik,
se vjen nji ditë
e kthehet n’plotninë e vet
krejt çka asht e bukur,
krejt çka asht e shejtë!

Ik tash!

Ti që ende po dhemb,
si varrë n’trupin tem,
ik sonte!

Ik tash!

Ik e shko larg,
shumë larg
ku as klithjet,
as lutjet,
as andrrat e mia,
kurr s’kanë me mujtë me t’zanë.

ObserverKult

Kliko edhe:

DONIKA DABISHEVCI: LUTJET E NJI NANE: AMAN, ZOT, MERRE…
DONIKA DABISHEVCI: MOS U DORËZO KURRË, ÇIKA JEM!
POEZI NGA DONIKA DABISHEVCI: EDHE NJI VORR I RI GRUEJE N’KËTË VEND…