Ka kurthe mendore që mund të na lëndojnë. Shumicën e kohës ne besojmë se veprimet dhe sjelljet tona përcaktohen nga logjika dhe mendja racionale. Shpesh biem pre e stereotipeve dhe etiketimeve dhe truri i çdo personi përpiqet të ruajë burimet, gjë që përfundimisht çon në disa shtrembërime njohëse që e bëjnë jetën më pak të këndshme.
Kujdes nga këto kurthe mendore:
1. Lexim i mendjes
Ky shtrembërim njohës mund të shihet ndoshta në shumicën e familjeve. Ne shpesh besojmë se e dimë se çfarë mendojnë të tjerët për ne. Shpesh jemi të sigurtë se ata po mendojnë për diçka të keqe. Dhe pjesa më e keqe është se nëse nuk i ndalojmë këto mendime me kohë, mund të fillojmë të veprojmë në një mënyrë të caktuar për t’i bërë njerëzit të na duan, gjë që përfundimisht do të çojë në rezultatin e kundërt. Kur u dorëzohemi këtyre ideve, kemi më shumë gjasa të nxjerrim përfundime të gabuara për njerëzit dhe motivimet e tyre. Në këto situata jemi më të shqetësuar, gjë që çon në rraskapitje.
2. Autokritika
Vetëkritika nuk është gjithmonë e mirë për ju, ky është një kurth mendor që nënvlerësohet. Ajo çon vetëm në faj dhe probleme të tjera psikologjike. Vetëkritika nuk është gjë tjetër veçse një shenjë e vetëvlerësimit të ulët. Dialogu i brendshëm negativ është gjithashtu protagonist i një tjetër shtrembërimi konjitiv, filtrimit negativ, i cili na bën të shpërfillim të gjitha informacionet pozitive për një situatë dhe na bën të fokusohemi te gjërat e këqija.
3. Efekti i pëlqimit të rremë apo konsensusit
Efekti i pëlqimit të rremë është kur mendojmë se shumica e njerëzve ndajnë mendimin tonë. Ne shpesh themi gjëra të tilla si “Të gjithë e bëjnë” ose “Shumica e njerëzve jetojnë kështu”, edhe nëse nuk ka të dhëna statistikore për ta vërtetuar.
Një mendim i kundërt i bënë këta njerëz të mendojnë se është automatikisht i gabuar. Pra, kur njerëzit kanë këtë shtrembërim njohës, bëhet vërtet e vështirë për ta të mendojnë në mënyrë kritike dhe të pranojnë pikëpamjet e njerëzve të tjerë, edhe nëse ata kanë një argument më të mirë.
4.Efekti halo
Bisedë e thjeshtë ilustruese:
– A dëgjove për atë aktorin që e kishte tradhtuar gruan për 10 vite?
– Ai është shumë i talentuar!
Efekti halo lidhet me mendimet jo-objektive për një person ose fenomen, bazuar vetëm në një tipar të karakterit apo pamjes së tij. Rasti më i popullarizuar i këtij mendim subjektiv është stereotipi i tërheqjes fizike. Do të thotë që njerëzit më tërheqës për ne, i mendojmë si më të dashur, më të zgjuar dhe më të mirë, edhe nëse nuk ka prova të drejtpërdrejta për këtë.
Rreziku i këtij kurthi është se mund të shtypë aftësinë tonë për të parë njerëzit ose situatat siç janë në të vërtetë, jo vetëm siç duken. Si rezultat, mund t’i kuptojmë gabim qëllimet e dikujt dhe t’i besojmë dikujt që nuk duhet.
5.Paradoksi i Abilene (The Abilene paradox)
Ky paradoks tregohet në grupe njerëzish. Bëhet fjalë për njerëzit që kolektivisht vendosin për të ndërmarrë një veprim që nuk përputhet me preferencat e shumicës ose të gjithë individëve në grup, pra kur një grup i caktuar merr një vendim të cilin shumica e individëve nuk e mbështet, por ka frikë ta pranojë. Kjo mund të ndodhë në punë, për shembull në rastin kur të gjithë pranojnë të punojnë të shtunën, sepse mendojnë se do duken keq apo si dembelë nëse thonë jo.
Arsyeja për një paradoks të tillë qëndron në komunikimin e pamjaftueshëm midis njerëzve. Sinqeriteti, komunikimi mund të ndihmojnë në parandalimin e një keqkuptimi të tillë.
– Efekti “Lake Wobegon” apo Efekti i vetëbesimit të tepërt
Bisedë e thjeshtë ilustruese:
– E dëgjove që “A” do e pushojnë nga puna?
– Epo, s’po ecën dhe aq mirë.
Ndërkohë, “A” mendon: “Jam menaxheri më i mirë i zyrës!”
Një emër tjetër për këtë efekt është “efekti i vetëbesimit të tepërt”. Ndryshe nga autokritika, është një iluzion pozitiv që i bën njerëzit të vlerësojnë veten e tyre si “më të mirë se mesatarja”, por gjithsesi çon në përfundime të gabuara që shpesh nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.
Në rastet më të këqija, njerëzit mund të ndalojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre sepse mendojnë se ata tashmë janë më të mirë se të gjithë. Kjo do të ulë shanset e tyre për sukses./ COGB Therapy, Research Gate, Psych Central, Bright Side
ObserverKult
lexo edhe: