Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se “turizmi në Shqipëri është agresiv”.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se në Shqipëri turistët trajtohen në mënyrë selektive, pra çmimet rriten në bazë të vendeve që vijnë turistët.
Sipas tij kjo gjë nuk ndodh në asnjë vend të botës.
“Kemi një turizëm agresiv që mendon sot për sot. Pronarët që hapin hotele e shikojnë turistin jo si Zot të shtëpisë por si qenie për ta grabitur. Unë kam takuar miq nga Gjermania, Belgjika apo Anglia që kanë shkuar në Jug të Shqipërisë, nga Dhërmi deri në Ksamil.
Këto çmime kapin vlera që janë të barabarta apo Spanja që është vendi më i kërkuar në të gjithë botën. Shërbime dhe cilësia nuk arrijnë në nivelin e çmimeve. Janë të pajustifikueshme. Turistët trajtohen në mënyrë selektive. Në asnjë vend të botës turisti nuk trajtohet në mënyrë selektive dhe raciste”- tha ai.
ObserverKult
Lexo edhe:
TURIZMI “I ERRËT” NË SHQIPËRI: “VUAJTJA JONË DJE ËSHTË DËFRIMI JUAJ SOT”
Në një malësi të thyer në rrethinat e Tiranës, hapat tanë jehojnë si ogur teksa çapitemi nëpërmjet një vargu betonesh të papërshkueshëm dhe dyersh të metalta, secila e trashë disa centimetra dhe në një labirint korridoresh që humnerojnë thellë në malin e Dajtit.
Dritat elektrike regëtijnë, buçimat e largëta kumbojnë, telefona të moçëm tryeze cingërojnë dhe jehona zërash të incizuar shpërthejnë nga thellomat e një kompleksi të dikurshëm nëntokësor i bërë për të shpëtuar lëkurën e elitës sunduese të Shqipërisë në rast lufte, derisa secili sipër do të vithisej nga reja-kërpudhë. Ky kompleks i gjerë e i dyshimtë, tetë kilometra larg qendrës së kryeqytetit. Përfton vizitorë drejt thellësive të tokës dhe prapa në kohë – në një epokë kur nuk ishte pandemia që ngulitej në ndërgjegjen kombëtare. Por një tjetër prospekt, fort më lemeritës: holokausti bërthamor…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU