Çmimet Emmy, triumf për serialin “The Crown”

Drama e Netflix, për familjen mbretërore britanike “The Crown” dhe komedia e Apple Tv “Ted Lasso”, ishin fituesit e mëdhenj të ceremonisë së çmimeve Emmy Awards.

“The Crown”, mori çmimin më të rëndësishëm, si seriali më i mirë dramatik. Ndërsa protagonistët Olivia Colman dhe Josh O’Connor, në rolin e mbretëreshës Elizabeta dhe princit Charles, u vlerësuan si aktorët më të mirë në një dramë.

“Ju falënderoj shumë. Do të kisha vënë bast para, që kjo nuk do të ndodhte. Çfarë fundi i mrekullueshëm i udhëtimit me këtë familje të mrekullueshme”, u shpreh Olivia Colman, transmeton ‘a2news.com’.

“Aktrimi në “The Crown” i bëri këto dy vitet më shpërblyese të jetës time. Falënderoj të gjithë kastin, producentët dhe regjisorët brilantë”, u shpreh Josh O’Connor.

Pas një sezoni që u fokusua te martesa e palumtur e princit Charles me princeshën Diana. “The Crown” solli gjithashtu fitore për aktorët joprotagonist, Gillian Anderson, e cila interpeton ish-kryeministren Margaret Thatcher dhe Tobias Menzies në rolin e princit Filip.

Në kategorinë e serialeve komedi, lavdia shkoi për “Ted Lasso”. E cila përpos çmimit kryesor rrëmbeu statuetën edhe për aktorin më të mirë, Jason Sudeikis.

Kate Winslet dhe Ewan McGregor u vlerësuan si aktorët më të mirë, në një serial me seri të kufizuara.

LEXO EDHE: “The Crown”, së shpejti me seri të reja

Seriali “The Crown” do të fillojë xhirimet e sezonës së saj të pestë në korrik.

Sipas disa burimeve, në serinë e pestë do të jenë në role aktorë të rinj.

Aktorja Imelda Staunton do të jetë në vend të Olivia Colman, ndërsa Elizabeth Debicki do të luajë Princeshën Diana pasi Emma Corrin luajti në serinë e katërt,.

Gjithashtu mendohet se Princ Charles do e luajë aktori Dominic West. Dy seritë e fundit të “The Crown” do të përfshijnë historinë e familjes mbretërore gjatë viteve 1990 deri në 2003.