Çmimet Kombëtare të Letërsisë 2019, shpallen kandidatët

dy gabime
Foto ilustrim

Në kuadër të organizimit të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2019 juria ka bërë publike emrat e kandidatëve të nominuar për këto çmime.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, tha se “ndarja e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2019 është afër. Prej muajsh juria po punon mbi krijimtarinë letrare të një viti dhe tashmë kemi pesë finalistë për çdo kategori: Roman, poezi, tregim, ese, letërsi e përkthyer dhe letërsi për fëmijë”.

Kandidaturat për Çmimet Kombëtare të Letërsisë , Roman

  • Luan Starova “Emigrimi i ngjalave”
  • Mira Meksi “Diktatori në kryq”
  • Ylljet Aliçka “Metamorfoza e një kryeqyteti”
  • Bashkim Shehu “Triptiku I magjistarëve”
  • Preç Zogaj “Anjeza nuk u zgjua”

Kandidaturat për Çmimet Kombëtare të Letërsisë , Poezi

  • Arian Leka “Hartë memece për të mbyturit”
  • Skënder Buçpapaj “Imgur”
  • Aleksandër Çipa “Deti nuk ka porta”
  • Denata Ndreca “Kohë e mohueme”
  • Alisa Velaj ”Shtjellë reje dhe shtjelle zjarri”

Kandidaturat për Çmimet Kombëtare të Letërsisë , Tregim

  • Agron Tufa “Kur këndonin gjelat e tretë”
  • Ana Kove “kambanat e së dielës”
  • Dhimitër Anagnosti “Ulliri, pema e dhimbjes”
  • Romeo Çollaku “Mikrobus dhe tregime të tjerë”
  • Majlinda Rama Nana “Arzoe”

Kandidaturat për Çmimet Kombëtare të Letërsisë , Esse

-Matteo Mandala, “Arbërishtja në rrjedhë të shekujve”
– Petrit Palushi “ Kukësi në 79 ditë, pranverë 1999”
– Ardian Vehbiu “Gjuha e thyer, gjuha që thyen”
-Tonin Çobani “Tri esse”
– Pirro Prifti “Kombi shqiptar, univers historic dhe fetar”

Kandidaturat për Çmimet Kombëtare të Letërsisë , Letërsi e përkthyer

  • Llambro Ruçi “Iliada”
  • Mira Meksi “100 vjet vetmi”
  • Romeo Çollaku, Alket Çani “Jorgos Seferis”
  • Korab Hoxha “Tetori në vagon”
  • Bujar Hudhri “Vegjetariania”

Kandidaturat për Çmimet Kombëtare të Letërsisë , Letërsi për fëmijë

– Shkëlzen Zalli “ Kartolina e Zileve”
– Viktor Canosinaj “Elefantët shtamba”
– Fatmira Gjestila “Edhe pëllumbat qajnë”
– Alma Zenellari “Një libër për yjet”
– Iliaz Bobaj “Bota është sa nëna ime”./ATSH