Coco Chanel: Vishuni sikur do ta takoni armikun tuaj më të keq sot!

Gabrielle Chasnel, e njohur më vonë si Coco Chanel, është një nga gratë që revolucionarizoi botën e modës.

Moda kalon, stili mbetet.
Bukuria fillon kur t’i fillon të jesh vetvetja.
Lumturia nuk është tjetër veçse parfumi i shpirtit tonë.


Janë këto tri thënie frymëzuese të Coco Chanel, e cila njihet për diskrecionin e saj, duke mbajtur larg publikut jetën private.
Prandaj dihet aq pak për te.

Ja edhe disa thënie të saj që i mbijetuan kohës:

Për të qenë i pazëvëndësueshëm, duhet të jesh unik.
Thjeshtësia është çelësi kryesor i elegancës së vërtetë.
Ngjyra më e mirë në botë është ajo e cila ju rri më mirë.
Luksi është një nevojë që lind kur mbarojnë të gjitha nevojat e tjera.

Pseudonimin “Coco” e mori ngase këndonte shpesh këngën “Kush e pa Coco-n në Trocadero.
Coco Channel njihet për stilin avangardist, larg nga korsetë e ngurta. Dizajnoi veshje të thjeshta dhe të rehatshme por, gjithnjë elegante.
Njihet këshilla që ajo ua jipte gjithnjë mikeshave të saj ishte:

Vishuni sikur do ta takoni armikun tuaj më të keq sot!/

ObserverKult

Lexo edhe:

Coco Chanel, historia e një gruaje që ndryshoi miliona gra

Gra të guximshme që vazhdojnë të na frymëzojnë



Përveç punës së saj të pabesueshme në industrinë e modës, Coco Chanel ka qenë gur themeli në përcaktimin e stilit femëror në shekullin e 20-të.
Ajo ndihmoi gratë të besojnë në veten e tyre, duke braktisur modelet e vjetra dhe duke i bërë të pavarura.
Bota ka njohur shumë gra të guximshme, të cilat, me personalitetin, karakterin, kanë dhënë ndihmesën e tyre për ta ndryshuar botën.
Dhe Coco Channel është njëra prej tyre.
Ato na kanë frymëzuar dhe vazhdojnë të na frymëzojnë, nëpërmjet trajektores së jetës së tyre.
Përmes vendosmërisë, zbulimeve shkencore, altruizmit dhe luftës për liri.
Disa prej tyre, ju mund t’i rikujtoni e madje, t’i keni si motiv për të ecur para.
Tekstin e plotë e gjeni KETU