Coelho: Nëse mendon se aventura është e rrezikshme, provo rutinën- është katastrofike

Avanturat dashurore fillojnë me shampanjë e përfundojnë me kamomil

ObserverKult ju sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Momenti më i lumtur në jetën e njeriut është një largim në toka të panjohura./Sir Richard Burton

Thelbi i vërtetë i gjallërisë së shpirtit të njeriut është pasioni për aventurën./Jon Krakauer

Aventurat nuk iu ndodhin atyre që ndryhen në shtëpi: duhet të dalësh e t’i kërkosh./James Joyce

Aventurat më të mëdha janë të brendshme./Hergé

Jeta nuk na e jep kurrë atë çfarë duam në kohën e volitshme. Aventurat vijnë, por jo të përpikta./E. M. Forster

Çdo njeri mund ta transformojë botën nga një botë e monotone dhe e zymtë, në një të eksitimit dhe aventurës./Irving Wallace

Ndërkohë që meshkujt mburren me histori që nuk kanë ndodhur kurrë, femrat kanë jetuar aventura që nuk do t’i rrëfejnë kurrë./Charles Bukowski

Mos kini frikë të hiqni dorë nga e mira dhe të shkoni drejt së përkryerës. /Steve Prefontaine

Aventurat i ndodhin atij që di t’i tregojë./Jerome Bruner

Jeta është ose një aventurë e guximshme ose asgjë./Helen Keller

Të qenët grua është tej mase joshëse. është një aventurë që kërkon shumë guxim, është një sfidë që nuk mërzit kurrë./Oriana Fallaci

Nëse mendon se aventura është e rrezikshme, provo rutinën: është katastrofike./Paulo Coelho

Jeta është aventura më romantike, por vetëm ai që ka zemër aventurieri mund ta kuptojë./Gilbert Keith Chesterton

Mos ndiqni atje ku mund të çojë shtegu. Shkoni atje ku nuk ka shteg dhe lini një gjurmë./Ralph Waldo Emerson

Më pëlqen ndjenja e të qenit anonim në një qytet që nuk kam qenë kurrë më parë./Bill Bryson

ObserverKult

———————

Lexo edhe:

NJË BURRË BËN ATË QË MUNDET. NJË GRUA BËN ATË QË NJË BURRË NUK…