COVID-19 i merr jetën koreografit të njohur

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër emri të njohur, koreografit Albert Vrapi nga Elbasani. Vrapi nuk ka arritur që ta mposhtë sëmundjen, duke e humbur luftën me virusin vdekjeprurës.

“I madhi Albert Vrapi u nda nga kjo jetë ne 15 11 2020. Duhet ta kujtojmë të qeshur me nota muzike që ai i krijonte në koreografit më të bukura që të gjithë duartrokisnin dhe ngriheshin në këmb në Teatrin Skampa Elbasan.

Berti është në zemrat tona, qytetit të Elbasanit ju shua një yll. Ylli i modernizimit ylli i të bukurës,  ylli i koreografisë. Të përcjell në shtëpinë tënde të fundit me këngët e Michael Jackson. Do i mungojnë shumë teatrit koreografitë e tua” shkruajnë miqtë e tij. db/Abcneës.al