Çuli flet për teatrin, kjo është kërkesa që ia drejtoi ministrisë

Drejtori i Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, Hervin Çuli, foli në një lidhje me “Skype” për News24 lidhur me shfaqjen “Galaksia”, e cila u shpall shfaqja më e mirë.

Jam disi i zhgënjyer nga komuniteti artistik

Lidhur me këtë, Çuli theksoi se “Unë jam i lumtur që ‘Galaksia’ u shpall shfaqja më e mirë. Kemi pasur audiencë të jashtëzakonshme”, ndërsa shtoi se “Jam disi i zhgënjyer nga komuniteti artistik, pasi nuk i ka ndjekur shfaqjet e njëri-tjetrit me interes”.

Teatrot kanë votuar për njëri-tjetrin, duke mos pasur të drejtë të votojnë për veten e tyre

I pyetur për procesin e votimit, Hervin Çuli sqaroi se teatrot kanë votuar për njëri-tjetrin, duke mos pasur të drejtë të votojnë për veten e tyre, transmeton “BalkanWeb”.

“Ne përdorim një formulë ndryshe këtë herë, që gjithë teatrot votonin për njëri-tjetrin. Duke mos pasur të drejtë të votojnë për veten e tyre. Kishim edhe votimin e publikut. Ne shpallëm votimin e publikut, ku patëm një dyndje shumë të madhe. Mbi 3500 mesazhe nga publiku”, tha drejtorii Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, Henri Çuli.

Të nisin shfaqjet me 20-30% të audiencës

Ndërkohë, sa i takon situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit, kreu i Teatrit Kombëtar tha se i është drejtuar me një letër Ministrisë së Kulturës, ku i ka kërkuar që të nisë shfaqjet me 20-30% të audiencës.

“Ne do të vazhdojmë me shfaqjet online, derisa të na hapet drita jeshile. Jemi duke përgatitur dy shfaqje. Unë dhe z.Basha iu kemi dërguar një letër Ministrisë së Kulturës dhe komisionit. Që vendos masat dhe hapjen e atelieve të ndryshme, që të kemi mundësinë të operojmë si vendet e tjera. Me 20-30%, duke pasur parasysh edhe rregulloren, si do të jepen shfaqjet. Jemi në pritje”, u shpreh Çuli./BalkanWeb

LEXO EDHE: Ndahen çmimet për “Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit Moisiu On”