Çun Lajçi: Kur bahesh dhimbje


Nga: Çun Lajçi

I kam hesht dhimbjet. E kam vra gjumin e kam shkrua. Harrua s’i kam as rrugët as varret, n’katundin e vogël!
Kam ecë me fletore nën sqetull, e s’jam zgjue prej andrrave!
Si ai Kopil Kopiliqi me kokën e vet Fushë Kosovës, tue ecë pendlave t’sorrave e gjakut t’nji sulltani, që quhej Murat!
Thonë, kishte ardhë me i vu çallmet mbi plisa, e ishte ba gur, tue glasue mbi te korbat!
Unë u bana ngjyrë mbi letër e shkrova për do vite t’thyeme, t’babës kaçak, që ia grimcuen jetën. Me plis u kapërthura bjeshkëve, kryeshtruem u lazdrova shesheve e shkrova për do djelmosha me emna t’shkurtuem: Ali, Ker, Sak,Tak, që gurin e thermuen n’zemër e zemrën e banë gur e s’u than krrokamave tungjatjeta. Jemi kaçak malesh e malin e kemi atdhe për kapuçbardhët, e varret i gropuen kodrave!
Këtu po i lamë eshtnat thanë, që t’mos kalbën!
Shkrova tue i hesht dhimbjet e besa e Zotit dhimbje u bana mbi Kaçakë!
Shfletojeni, nëse doni t’mi zbusni sadopak!

ObserverKult


Lexo edhe:

REAGIMI I ÇUN LAJÇIT: NUK PO M’LANË AS ME VDEKË…

ObserverKult