T’kam dashtë t’çufurrueme me pshtjellc t’shapuem
me çorape t’bardha qëndisë me nji kërrabëz
me balluket kacavarun ballit
me këmishë pelhure thurun n’vek me duert tua
e me shaminë e verdhë rreth qafës gastare
Kam dashtë për shtatë qejfe me t’pasë
shtatë pushkë nuk më kan tutë
me ta nxanë pritën kur t’nisesh nuse
e me t’zbritë prej kalit
si cub me t’grabitë me duvakun e kuq
Zbrazni pushkët ju darsmorë se mbetët pa nuse
ma hapni varrin për dashninë e pasusun
se ujku s’jeton pa ulkonjën
me bërtitë kam dashtë e kuajt me marrë trokëllimën.
23.10.2023
ObserverKult
Lexo edhe:
POEZI NGA ÇUN LAJÇI KUSHTUAR VAJZËS SË NDJERË: PSE MIRAKE S’MË VJEN N’ANDRRA…
Poezi nga Çun Lajçi
Ke harrua se pak gjumë ban yt at
me copa andrrat i ka
bjen vonë zgjohet herët
dhomave të zbrazëta u flet.
Ti rrin e heshtun n’fotografi.
Ke harrua se kujtimet pihen me sy
s’i vjen ma n’gjumin e parë
s’e zgjon n’gjumin e dytë
këtij i soset jeta.
Ti rrin e qeshun n’fotografi.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ÇUN LAJÇI NDAN LAJMIN E TRISHTË, HUMB DËGJIMIN NË NJËRIN VESH
Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi, ka humbur dëgjimin në njërin vesh ndërsa tjetri funksionon vetëm 30 për qind.
Ai shkroi se gjatë një kontrolli rutinor për veshët, mjekët i thanë se njëri vesh është jashtë funksionit, ndërsa tjetri, 30 për qind funksional. Çun Lajçi sqaroi se nuk dihet arsyeja e humbjes së dëgjimit, teksa theksoi se e vetmja gjë që do t’i mbetet peng është se nuk do dëgjojë dot zërin e lahutës dhe s’do mund të këndojë më.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult