Poezi nga artisti Çun Lajçi kushtuar të bijës, Bubulinës
Vitet ikin Bubë
Ato qenkan vetëm gjethe pemësh që thahen
I merr era n’degë e kalbën mbi vorrin tand
Stinë e gjethe e dhimbë nandorësh
Tri vite n’zemra pleqësh
Sa t’shkurta netët
Sa t’gjata ditët me pritë fundin pa ty!
ObserverKult
Lexo edhe:
ÇUN LAJÇI: PESË MUEJ S’I SHKOVA TË VARRI…
Pesë muej s’i shkova të varri, pesë muej s’më erdhi n’andrra!
Erdhi si e çmendun, natën nëpër terr! Fliste t’madhe, por fjalët si merreshin vesh nga vaji!
Fol e mos qaj i thash! Se vaj pata boll!
Erdhe n’shkurt, m’tha, kur isha e mbulueme me borë, e kur ditëlindjen time e mbuluen lulet e majit e cicërimat e zogjëve, nuk erdhe!
Pse m’harrove?
Hej!
Nëpër borë more erdhe i mërdhimë, e ma puthe gurin akull, e akull u ktheve n’Prishtinë, e n’mujin e qërshiave humbe?!
Çfar’ babe je ti? Kallxom çfar’ babe?
Katër muej po pres me pa mjekrrën tand t’bardhë! Me ndie ofshamën tande t’plakun mbi gurin e varrit?
Dorën tande me ndie kur t’ma vesh mbi ballë!? E ti as nuk vjen as letra s’me shkruen ma !?
A thua qyqja duhet gjithmonë me m’knua ndër male?
M’tha hija e çikës sime, tue dashtë me ikë nata mbramë.
Fliste t’madhe e fjalët s’i merreshin vesh nga vaji!?
Afrohej t’më përqafonte. I zgjatte duert si ëngjëll e n’çast bahej si e çmendun!
Ngjitej shkallëve për tek dhoma e saj e rrëzohej. Bërtiste, qante, afrohej, ikte! Prapë shkonte n’dhomën e saj e qeshej si zanat e malit .
Unë s’lëvizja. S’kisha fuqi! Mënzi merrja frymë n’shtratin e Covidit… postcovidit… postdreqit! Vaj medet për mu!
Hoqa gypat e oksigjenit e bërtita: Prit t’kallxoj moj, prit mos u çmend, se n’shtratin e dekës jam që kur iku shkurti e me ecë s’po muj, e lotët mu derdhën faqeve!
I hapa krahët me marrë ngrykë, mallin me ia hjekë, por iku me terrin.
I thirra nga shtrati, se m’u çua s’mujta nga gypat e oksigjenit që m’jepin frymë.
Kur e mbylli derën, nisa e vajtova.
E kam ditë se je idhnua! E kam ditë moj Bubulinë!
Por smutë jam kanë, që kur hyni shkurti e erdh qershori!
Shtratin kalbë e kam pesë muej!
Smutë jam kanë e besë nuk ke nxanë!
Ah, hija e vajzës sime erdhi mbramë pa zbardhë drita! S’kishte besua se plaku i saj, randë po merrte frymë, e s’po mund t’i shkonte ma të varri!
Nuk m’la me përqafua as kur erdhi as kur iku!
Erdhi tue folë, shkoi tue qajt!
Dardani, 14.06.2021
Lexo edhe:
“S’E KISHA MENDUA, SE MUND T’VIJË DITA, QE UNË T’MOS VI TË VARRI!”, AKTORI ÇUN LAJÇI I URON DITËLINDJEN VAJZËS SË NDJERË
S’e kisha mendua, se mund t’vijë dita, qe unë t’mos vi të varri!
Por, ja që ndodhka!
Rugova nganjiherë, qenka miliona kilometra larg!
Smundjet t’i çueka Zoti, por pushteti t’i mbyllka rrugët – si mua sot Mirake,
n’ditëlindjen tande të 37-të!
Ti e ke ditë për babën, që gjithmonë asht çua herët!
Kur pëllumbat kanë ba gu-gu e sorrat kanë krrokatë, baba asht çua, me ta shetitë Ninon, qenushin e vogël, parqeve të Dardanisë.
Tekstin e plotë e gjeni KETU