Çun Lajçi reagon ashpër pas lajmeve për vdekjen e Mirush Kabashit

Aktori ynë i njohur, Çun Lajçi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar pas lajmit të rrejshëm që doli dje në disa media, dhe të cilat lajmëruan se aktori i njohur shqiptar, Mirush Kabashi ka ndërruar jetë.

Ky lajm u demantua nga të afërm të aktorit Kabashi. Duhet përmendur se kjo është hera e dytë që Mirush Kabashi shpallet i vdekur nga disa media.

Postimi i plotë i Çun Lajçit

Mirush!
Je Kabash ti dhe e dinë se banë gjithçka e çon randë, prandaj turrën si mizat n’m… e ta thërrasin vdekjen tash e dy herë, ca mjeranë që lekun e kanë babë e nanë!

Por meqë je artist nderi e mjeshtër fjale, përbije edhe ket shkrim dashakeq, se shpirtzitë e kan për ca lek, e s’përtojnë edhe m… me hangër, edhe gratë e veta me i shitë, edhe vetvetën me pa n’varr, veç ne me i lexua rrenat e tyne e ata me fitua lek!

Kokën lart Mirush Kabashi se pluhun i madh po çohet mbrapa madhështisë sate! Mua ka kohë që s’me numërojnë ndër të gjallët, prandaj shkruaj e flas e këndoj!

ObserverKult

Çun Lajçi bubulina
Cun Lajci

Lexo edhe:

FESTIVALI I RTSH-SË RIKTHEN PAS 25 VITESH MIRUSH KABASHIN, FLET PËR PROBLEMET ME SHËNDETIN: JA Ç’MENDOVA KUR SHKRUAJTËN SE NUK JETOJA MË…