Sot mos m’vajtoni
Se kangën e babës ma bani t’galmueme
Ma heshtoni kujtimin për time bijë
Ma cakroni gotën për fjalën e hollë
T’preme n’gjuhën e trashë
Se e shurdhoj kumonën n’qafën time
Për shpirtin e tij telin zemrës ia këpus
Mos m’vajtoni sot
Se kujtimin ma t’bukur ma shëmtoni
Ate t’rrajës së bardhë t’rinisë
N’rrudhat e ballit t’plakut tim
Hej
Heshtni t’ia ndëgjoj fjalën tim eti
Se sot m’erdhi nga njimi e nji net
T’ma thotë
Si duhet ecë therrave pa u përkulë
E si duhet mbajt shpirtin
Me aq sa thneglat bajnë mbi krahë
Ma cakroni gotën të dehem me fjalën e tij
E mallin për time bijë
Dhe heshtni
Se sot o knoj unë o pëlcisni ju
*Titulli i origjinalit “Heshtni se sot s’ju njoh”
ObserverKult
_____________________
Lexo edhe:
ÇUN LAJÇI: HARROMË N’MUJSH ME M’HARRUA… SE UNË VDIQA PËR TY
Harromë n’mujsh me m’harrua Rugovë!
Pepi nuk zbriste ma poshtë se deri n’Shkallën e vet. Mbi Shpellën e Hasan Sylës ndalej. N’kërshat me molikë e çetinë, ulej kambëkryq, si copë shkambi! Rrinte kacul mes dy katundësh: Njeni të qielli e tjetri të xhamia. Ai rranxë Hajlës e ky rranxë Shkallës se vet! Nji Shkallë katundi i ndante e nji Qafë katundi i lidhte vllaznit e nji nane!
E vnonte n’gju qesën e saftjanit me duhan, fleta t’thata!
Unurin me eshkë e gurin e gacës, ngadalë i nxjerrte prej xhepit t’sahatit. Tue dredhë fletën e duhanit, ia lëshonte sytë me temena katundit, që i rrinte si sini, poshtë kambëve të tij. E zbulonte me shikim t’thekun, thua se po ia heqte jorganin vëllaut mbi shtrat. Mandej e thërriste vllakun e vogël, por jo pa ia qitë tymin duhanit t’sert. Jo rrallë herë vonohej me i çua za vllakushanit, se eshka n’unur nuk ndezej. Ritavej viranja nga mjegullat e gacat e…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult