Poezi nga Çun Lajçi
Ti kurrë s’ke me ardhë te varri im,
s’ke me lotua mbi gurin gri, tue puthë si unë fotografinë!
Vitet, s’ke me i numërua, përvjetorët e ditëlindjet!
S’ke me shkrua vargje si baba,
dhe,
kurrë s’ke me m’pa tue i mbyllë sytë!
Buçeta lulësh s’ke me pru te koka,
foto, kurrë s’ke me ba si baba, vjet për vjet,
kurrë s’kan me t’pikua lotët n’rrasën e gurit gri,
siç m’kan pikua mua, tash e sa vjet!
Ti kurrë s’ke me ditë për vdekjen time!
Dhimbje s’do t’kesh si unë, atë buzëmbramje,
kur ta hudha grushtin me dhé mbi arkivol,
tek sa fjollat e borës po e mbulonin varrin tand!
Bubulinë,
ti kurrë s’ke me ardhë të varri im, se varr je vet!
5 janar 2024
ObserverKult
Lexo edhe:
OPRAH WINFREY: TI MBAN PËRGJEGJËSI PËR JETËN TËNDE, NUK KE PSE FAJËSON DIKË TJETËR PËR VENDIMET E TUA
ObserverKult ua sjell disa thënie nga Oprah Winfrey:
“Çdo gjë që mund ta imagjinosh, mund ta realizosh”.
“Ti mban përgjegjësi për jetën tënde. Nuk ke pse fajëson dikë tjetër për vendimet e tua. Jeta ka të bëjë me të ecurin përpara”.
“Ktheji plagët e tua në urtësi”.
“Zbulimi më i madh i të gjitha kohërave është se njeriu mund ta ndryshojë të ardhmen e tij, duke ndryshuar sjelljen e tij”.
“Arsyeja se pse kam qenë përherë e suksesshme nga ana financiare, është se asnjëherë fokusi im nuk kanë qenë paratë, për asnjë moment”.
Çelësi i realizimit të një ëndrre nuk është të përqendrohesh tek suksesi, por tek domethënia. Vetëm atëherë edhe hapat e vegjël dhe fitoret e vogla përgjatë rrugës do të kenë kuptim tepër të madh për ty”.
“Është besimi në trupat, mendjet dhe shpirtërat tanë që na lejon ne të kërkojmë për aventura të reja”.
“Ajo që unë e di me siguri, është se nëse bën një punë që të pëlqen dhe ajo punë të plotëson, atëherë çdo gjë tjetër do të vijë vetë”.
“Ti bëhesh ai që beson se mund të bëhesh. Ti je ai që je sot, bazuar në atë çfarë ke besuar në të shkuarën”.
“Ji falenderues për ato që ke: do të përfundosh duke pasur akoma më tepër. Nëse përqendrohesh tek ato që nuk ke, nuk ke për të pasur asnjëherë mjaftueshëm”.
“Aventura më e madhe që mund të ndërmarrësh, është të jetosh jetën e ëndrrave të tua”.
Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:
ObserverKult