Sa trisht’
të gjithë ikën me flokë t’zeza
e kërkuen vetën e botën
nuk e gjetën
lypen çka s’lypet
atdhe
harruen djepin, nanën, votrën
kur i mori era mirë e kur u zbardhën
u kthyen me puthë mallin
por vonë
ata
kaherë kishin pasë vdekë.
“Titulli i origjinalit: “Vdekje e hershme”
LEXO EDHE: ÇUN LAJÇI: PO KTHEHEM EDHE NJIHERË DERI TE VARREZAT, TE GURI I VASHËS SË FJETUN